Lajme
Mërgimtarët, të pakënaqur me mënyrën e aplikimit për regjistrim
Zyrtarish të hënën nisi regjistrimi i popullsisë dhe familjeve në Maqedoninë e Veriut, për të punësuarit në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore si dhe familjarët e tyre për diasporën, pjesëtarët e armatës jashtë vendit, të burgosurit dhe të pastrehët, transmeton albinfo.ch.
Por, mërgimtarët nga diaspora po përballen me shumë pakënaqësi për mënyren e aplikimit për regjistrim. Të shumtë janë ata të cilët po përballen me aplikacion të ngadalshëm dhe jo të rregullta.
Një paknaqësi të tillë ka edhe mërgimtari Nusret Hajredini, i lindur në Negotinë, komuna e Gostivarit, me punë të përkohshme në Zvicër, në qytetin Frauenfeld, katoni i Thurgaus.
Ai shprehu shqetësimin në lidhje me regjistrimin e popullsisë në Maqedoninë e Veriut, e cila për diasporën ka sjellë vendim që të bëhet në mënyrë online.
“Mbrëmë e fillova ta bëj regjistrimin, por hasa në shumë probleme teknike, që në fund rezultonte që procesi nuk mund të mbaronte suskseshme për x shkaqe, dhe fillonte përsëri nga fillimi”, shprhet Nusreti për albinfo.ch.
Ai po ashtu ka treguar se edhe shumica e të njohurve të tij në Zvicër po përballen me këto probleme dhe kjo mënyrë nuk është efikase sepse jo të gjithë janë të pajisur me emaile.
“Me sa kam ndëgju se çdo shtetas i Maqedonisë që jeton jashtë duhet të bëj regjistrimin online përmes IP-addres, e cila rezulton joefikase, sepse ne kemi njerëz që nuk kanë as email e as celulare për të bërë një gjë të tillë, veçmas ata të moshuarit dhe fëmijët.
Ai kërkon që regjistrimi të bëhet derë më derë dhe jo në këtë mënyrë si është aktualisht.
“Kjo mënyrë jo e duhur e aplikimit për regjistrim ka qëllimin të dështojë ose të mos regjistrohet e gjithë popullata”, shprehet ai për Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
OKB: Dekada më e nxehtë në histori është konfirmuar Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) ka konfirmuar se dekada e fundit ka qenë më e nxehta e... -
Rritet kriminaliteti në Graubünden -
Personat që nuk paguajnë gjobat në Gjenevë nuk do të shkojnë në burg -
SBB zgjeron shërbimin e rezervimit të ulëseve -
Debat në Zvicër për ndihmën ndaj viktimave pas tragjedive në Kerzers dhe Crans-Montana













