Lajme
Mërgimtarët më meritorët për fitoren e Vetëvendosjes
Dardan Molliqaj nga Vetëvendosje, ka falënderuar mërgimtarët, të cilët, siç tha ai, janë më meritoret për përmbysjen e rezultateve në Kosovë. LVV dyfishoi votat krahasuar me zgjedhjet e kaluara
Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj i ka falënderuar mërgimtarët kosovarë për mbështetjen që i kanë dhënë këtij subjekti politik, duke i uruar ata për fitoren e Vetëvendosjes. Madje ai në rrjetin social facebook, thotë se diaspora është më meritorja që LVV ka dyfishuar numrin e votave në zgjedhjet e djeshme, duke u renditur subjekti i dytë politik më i votuar në Kosovë.
Nga numërimi i rezultateve të votimit nga KQZ-ja, teksa kanë mbetur më pak se 10 për qind pa u numëruar, Vetëvendosje është në vendin e dytë.
“Sot dua t’i falënderoj posaçërisht ata që janë më meritorët për këtë përmbysje të madhe të rezultatit. Ata që asnjëherë nuk hezituan ta ndihmojnë vendin. Ata që e ndihmuan luftën. Ata që e mbajtën dhe po e mbajnë gjallë ekonominë tonë. Faleminderit nga zemra të dashur mërgimtarë!”, shkruan Molliqaj.
Ai i falënderon ata që udhëtuan nga vendet e ndryshme të botës për të votuar në zgjedhjet e djeshme që ishin të gjashtat në Kosovën e pasluftës.
“Faleminderit që udhëtuat vetëm e vetëm për ta votuar ndryshimin! Kosovën do ta shndërrojmë në një vend në të cilin ju do të vini #meZemër dhe ne do të ju presim me zemër. Një vend ku ju do të ndiheni mirë dhe do të krenoheni me prejardhjen tuaj ashtu siç ne sot krenohemi me ju. Një vend të cilin ju e keni dëshiruar gjithë jetën tuaj”, shkruan Molliqaj.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” Programi çdo vit zgjedh rreth 10 aktorë/aktore nga 37 vende të Evropës, të cilët konsiderohen talente... -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











