Lajme
Mërgimtarët ndërtojnë një shtëpi për të dëmtuarit nga tërmeti në Shqipëri
Nga goditja e tërmetit në vitin 2019 në Shqipëri më së rëndi e kishte pësuar qyteti i Durrësit, përcjell albinfo.ch.
Mërgimtarët kudo në Gjermani, në formë vullnetare, individuale dhe përmes shoqatave, u mobilizuan në organizimin e aksioneve për të ndihmuar familjet e dëmtuara në Shqipëri. Shumë mërgimtarë pa hezitim në kuadër të shoqatave në Gjermani, grumbulluan mjete financiare, ushqime, veshmbathje etj.
Këtij aksioni iu bashkangjitën me kontributin e tyre edhe mërgimtarët e Fuldës me rrethinë, iniciativës së Shoqatës Kulturore Shqiptare “KOSOVA” për grumbullimin e mjeteve për të ndihmuar familjet e dëmtuar nga tërmeti në Shqipëri.
Me mjetet e grumbulluara, nga manifestimi humanitar, kjo shoqatë ndihmoi në ndërtimin e shtëpisë së re të familjes të Shpëtim Xhixhës nga fshati Gjormë i Bashkisë së Kurbinit, pasi që tërmeti atyre iu kishte shkatërruar shtëpinë.
Shtëpia e re e ndërtuar u përurua me dorëzimin e çelësave të shtëpisë familjes Xhixha, nga veprimtari i shquar z.Ukë Blakaj, kryetar i Shoqatës Kulturore Shqiptare “KOSOVA” në Fulda. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër Njerëzit që kanë jetuar në Mbretërinë e Bashkuar gjatë viteve tetëdhjetë tani mund të dhurojnë gjak... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih















