Lajme
Mërgimtarët t’i shmangen pritjeve në Merdare
Autoritetet u bëjnë thirrje mërgimtarëve t'i shmangen pritjeve në Merdare duke shfrytëzuar për qarkullim pikëkalimet tjera kufitare
Të hënën në pikëkalimin kufitar në Merdare, vazhdojnë pritjet e gjata dhe raportohet për kolona të gjata në dalje për në Serbi.
Departamenti i Policisë Kufitare të Kosovës bën të ditur se për të kaluar kufirin nga Kosova për në Serbi përmes pikëkalimit në Mërdare duhet pritur nga 3-4 orë, kurse kolonat e automjeteve janë të gjata diku nga 400-600 metra. transmeton ReL.
“Situata dhe arsyeja në bazë të informacioneve jo zyrtare të pranuara nga qytetarët mbetet e njëjtë, ku e gjithë kjo pritje bëhet nga puna e ngadalshme, neglizhenca e autoriteteve serbe”, vijon njoftimi, transmeton ReL..
Ndërkaq në pikëkalimet tjera kufitare qarkullimi është duke u zhvilluar normalisht pa pritje të gjata.
Andaj, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve, sidomos atyre që kanë qëndruar për pushime në Kosovë dhe tani kthehen sërish nëpër vendet evropiane që nëse munden t’i shfrytëzojnë për qarkullim pikëkalimet tjera kufitare dhe t’i shmangen pritjeve në Merdare.
E-Diaspora
-
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë Familjarët kujtojnë jetët e tyre si shembull për përkushtim, dashuri dhe sakrificë për familjen... -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












