Kosova
Mërgimtari humb jetën në një aksident trafiku në Kosovë
Erdhi nga diaspora për pushime, humb jetën në një aksident
Erdhi për pushime te familja e tij, por nga një aksident i ndodhur në Kçiq, mërgimtari humbi jetën nga plagët e marra, transmeton albinfo.ch.
Zëdhënësi i Policisë, Avni Zahti, e ka konfirmuar se një 66-vjeçar ka vdekur në spital nga plagët e marra.
“Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në orën 13:20, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, segmenti rrugor Kçiq, ku të përfshira ishin dy vetura civile, ku si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara më pas në QKUK ka vdekur viktima, Sh. N., 66-vjeçar”, ka thënë Zahiti.
Viktima është Sh.N. nga Prekazi, i cili jetonte në Perëndim. Ndërkohë, Policia thonë se hetuesit e njësisë së trafikut rajonal, nën udhëheqjen e prokurorit të rastit, janë duke zhvilluar hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me aksidentin fatal. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar Kjo është ajo që del nga portali Indeed - Përmirësimi i regjistruar në muajin e parë... -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025














