Kosova
Mërgimtari i shkruan Kurtit: Mos ma paguaj sigurimin, për t’ia ulur gjyshes sime pensionin
“Unë nuk kam nevojë që nga buxheti i varfer i Kosovës të më paguhet sigurimi. A mos vallë gjyshes sime 92 vjeqare ia ndale shtesen e pensionit, për sigurimin e makines sime, që kushton disa mijëra euro?
Vendimi i Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti për t’ua mbuluar mërgimtarëve polisën e sigurimit kur vijnë në Kosovë nga një pjesë e mërgimtarëve është pritur mirë.
Vendimi i Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti për t’ua mbuluar mërgimtarëve polisën e sigurimit kur vijnë në Kosovë nga një pjesë e mërgimtarëve është pritur mirë.
Por ka edhe të atillë të cilët një veprim të tillë e konsiderojnë të panevojshëm.
Një mërgimtar që jeton në Gjermani me emrin Fuat Ademaj i ka shkruar letër publike kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit duke thënë se nuk ka nevojë që shteti i Kosovës të paguajë sigurimin e tij.
“Unë nuk kam nevojë që nga buxheti i varfer i Kosovës të më paguhet sigurimi. A mos vallë gjyshes sime 92 vjeqare ia ndale shtesen e pensionit, për sigurimin e makines sime, që kushton disa mijëra euro ? Apo ndoshta edhe veteranve të luftës do ua ulë pensionet, për t’iu hy në “hater” mergimtarve?”, ka shkruar ai në Facebook, përcjell Albinfo.ch.
Postimi i plotë:
I dashur kryeminister,
Kam disa vite që jetoj në Gjermani, dhe brenda vitit, se paku dy herë vizitoj vendlindjen, Pejën time.
Nuk ju shkruaj që të ankohem, por të shpreh mospajtimin tim lidhur më sigurimin e automjetit në kufi.
E di shumë mirë gjendjen e bashkëvendasve të mi që jetojnë në Kosovë. Një pjesë e tyre jetojnë më asistencë sociale e pension të veteranit të luftës, më pagesa tmerrsisht të ulëta, që nuk garantojnë as ushqim minimal për të kaluar muajin.
Faleminderit Kryeminister Kurti, që mergimtarve po deshiron të ua paguash policen kufitare, pasi që Kosova akoma nuk është pjesë e Kartonit të gjelber.
Unë nuk kam nevojë që nga buxheti i varfer i Kosovës të më paguhet sigurimi.
A mos vallë gjyshes sime 92 vjeqare ia ndale shtesen e pensionit, për sigurimin e makines sime, që kushton disa mijëra euro ?
Apo ndoshta edhe veteranve të luftës do ua ulë pensionet, për t’iu hy në “hater” mergimtarve?
Nese mendon që më këtë veprim, mund ta marresh voten time, atëherë gabohesh.
Ne mergimtarët vetem japim për Kosovën, sepse atje kemi vendlindjen, prinderit, shtepitë e tokën. Në Kosovë kemi gjakun tonë.
Më këto mjete të ndara, nderto çerdhe e spitale, nderto shkolla profesionale që të rinjët të pavarësohen.
Mua mos ma paguaj sigurimin, ske nevojë.
Fuat Ademaj, Gjermani.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













