CH-Ballkani
Mërgimtari nga Gjilani i ndaluar në Serbi pritet të dalë para gjykatës
Mërgimtari nga Gjilani i cili jeton dhe vepron në Gjermani pritet të dalë para gjykatës në lidhje me ndalimin e tij në pikën kufitare te Dheu i Bardhë.
Kështu të paktën ka informuar vëllai i mërgimtarit në ‘Facebook’, Musli Matoshi.
“Sipas informatave të mbrojtësit të të ndaluarit Ibrahim Matoshi, familjari ynë vazhdon të mbahet në ndalim, deri në vendimin final.Me sa kuptuam lënda tanimë ka kaluar në shqyrtim në shkallë tjetër për shqyrtim në gjykatën speciale…! Shpresojmë që lënda të shqyrtohet sa më shpejt dhe të vërtetohet pafajesia e familjarit tonë dhe në lirim te shpejt të tij”, ka shkruar vëllai i Ibrahim Musliut.
Ibrahim Musliu u arrestua më 13 gusht të këtij muaji në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, shkruan Albinfo.ch.
Ai po udhëtonte për në Gjermani për të filluar punën ndërsa policia serbe e arrestoi nën arsyetimin se ka një lëndë të vitit 1999 për veprimtari gjatë kohës së luftës së fundit në Kosovë.
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar













