Maqedonia
Mërgimtari nga Zvicra financon asfaltimin e rrugëve në një komunë të Shkupit
Pas përfundimit të asfaltimit në rrugës 11 në Haraçinë, e financuar nga biznesmeni Fadil Ferati nga Haraçina, i cili jeton dhe punon në Zvicër, sot përsëri banorët e Haraçinës filluan edhe një rruge tjetër në këtë fshat, gjithashtu të financuar nga mërgimtari nga Zvicra.
Në një letër të një grupi të qytetarëve thuhet se “ky mobilizim i çuditshëm ndodh sepse kryetarja e kësaj komune, Milikije Halimi, nuk është e gatshme për të përmbushur premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore dhe nuk i ka plotësuar kërkesat e banorëve të fshatit Haraçinë për rregullimin e infrastrukturës rrugore».
Sipas tyre, “këto projekte janë edhe një mesazh për kryetaren e Komunës, Milikije Halimi, e cila është e autorizuar dhe është e detyruar për të realizuar këto projekte, e jo banorët”, thuhet më tutje në letër, shkruajnë mediat në Shkup, përcjell albinfo.ch.
Kryetarja e kësaj komune vjen nga LSDM-ja, parti kjo e kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës Nga mesi i javës temperaturat bien ndjeshëm, priten shumë reshje të freskëta bore në male. Me... -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete?















