Kosova
Mërgimtari nga Zvicra hap qendër tregtare në Viti
Investitori, Qail Emini në ceremoninë e përurimit të kësaj qendre ka thënë se qëllimi i këtij investimi është për t’i shtuar edhe më tepër vlerë qendrës së biznesit dhe për të shërbyer si qendër sociale e komunitetit
Qail Emini nga fshati Tërpezë e Vitisë i cili jeton në Zvicër, ka realizuar një investim të madh në vendlindje. Ai ka hapur pak metra larg qendrës së Vitisë, qendrën tregtare “Emi Center” duke punësuar 30 persona, numri ky që pritet të rritet.
Emini, në ceremoninë e përurimit të ambienteve të kësaj qendre me një hapësirë pre mbi 5 mijë metrash, ka thënë se qëllimi i këtij investimi është për t’i shtuar edhe më tepër vlerë qendrës së biznesit. Ajo do të shërbejë edhe si qendër sociale e komunitetit, raporton Tv plus, transmeton albinfo.ch.
Ai theksoi se qytetarët në këtë qendër përveç që do të shkojnë për të blerë mund të kalojnë një pjesë të mirë të kohës së tyre të lirë me familje ose shoqëri.
Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti ka thënë se ai është i lumtur sa herë që ka investime të këtij lloji në qytetin të cilin ai e drejton. Ai u ka bërë thirrje edhe mërgimtarëve të tjerë që të ndjekin shembullin e Qailit.
Në këtë qendër tregtare mund të gjeni produkte ushqimore, shtëpiake dhe tekstil etj. Aty po ashtu ofrohen edhe shërbime të tjera si restaurante dhe këndi i lojërave për fëmijë.




E-Diaspora
-
SHKA “17 SHKURTI” – Një shtyllë e ruajtjes së kulturës dhe identitetit shqiptar në Austri Shoqëria Kulturo – Artistike “17 SHKURTI”, është një emër me domethënie të veçantë historike e... -
Lea Ypi prezanton librin e saj të fundit në Literaturhaus München -
Goldify organizon seminar për rrjetet sociale në Zvicër, nga prania online te rritja e biznesit -
Turne shahu në Vjenë për nder të ditës së Pavarësisë së Kosovës -
Kur jeta rrëfehet përmes letrave
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Tani parukierët kërkojnë pagesë për mosparaqitjet Mosparaqitjet po bëhen një problem në rritje për bizneset zvicerane. Kemi dëgjuar tashmë për restorante që... -
Studimi në Universitetin e Bernës: Kanceri i maceve mund të ndihmojë njerëzit -
Norvegjia kryeson, Zvicra dhe Austria shkëlqejnë në Lojërat Olimpike Dimërore 2026 -
Jehona Kicaj prezanton romanin e saj “ë” në Cyrih, Bazel dhe Thun -
Zvicra nuk paguan ndihmë për personat me aftësi të kufizuara që jetojnë jashtë vendit













