Zhvillim
Mërgimtari nga Zvicra ndërton fabrikë të ujit në Kërçovë
Fabrika do të ndërtohet në vendin Bigor, në afërsi të Kërçovës, në Maqedoni.
Investitor është kompania “Uska-Gara”, të cilën e menaxhon afaristi shqiptar nga Zvicra, Mefail Ibishi.
Në Ministrinë e Ekonomisë së Maqedonisë të premten përfaqësues nga firma “Uskana-Gara”, në mënyrë solemne kanë nënshkruar kontratën për marrjen me koncesion të lokalitetit Bigor- Kërçovë, me qëllim të hapjes së një fabrike për ambalazhimin e ujit.
„Investimin në këte projekt e bën Mefail Ibishi, kurse pjesë e suksesit është edhe kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, i cili me shumë sinqeritet dhe pa rezerva na ka përkrahur në hapërimin tonë deri në arritjen e nënshkrimit të kësaj kontrate me Ministrinë e Ekonomisë“, thuhet në njoftimin e firmës Uskana-Gara.
„Sigurisht që kjo përpjekje e kryetarit të Komunës së Kërçovës dhe Mefail Ibishit do të kontribuojë sadopak në zhvillimin ekonomik si dhe zbutjen e papunësisë, mbase ky projekt fillimisht do të punësojë afro 30-40 kuadro të reja. Me shpresë që nisma jonë do të ecë me hapa gjigantë dhe do të stimulojë edhe investitorë të tjerë, të cilët me kapitalin e tyre do të gjallërojnë Kërçovën dhe të ndalin emigrimin e të rinjve“, thuhet më tutje në njoftimin e firmës Uskana-Gara.
Ky është investimi i tretë i biznesmenëve të Kërçovës që punojnë jashtë vendit. Investimi i Mefail Ibishit vjen pas ndërtimit të një fabrike për prodhimin e dyerve dhe dritareve dhe fabrikës së biogazit, e cila pritet së shpejti të fillojë punën, po ashtu investim i afaristit nga Zvicra, Faik Sherifi.
Të ngjashme
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane Nga përballja me sfida të rënda personale dhe shëndetësore e lindi libri i saj, “Shërimi përmes... -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave











