Zhvillim
Kosova, përmes DEZA-s, e pranishme në panairin “Olma”
Në Kosovë trajnohen bujqit për përpunimin e mëtejmë të produkteve të tyre dhe për rritjen e qëndrueshmërisë së produkteve në fjalë. Në këtë mënyrë krijohen vende të reja pune për njerëzit si Gëzimja
Franchesco është një kultivues i kakaos në Honduras, Silverio mbjell fidane në Peru ndërsa Gëzimja 18 vjeçe punon në një kopsht me xhama në Kosovë. Ata kanë të përbashkët se puna e tyre financohet nga programet e DEZA-s zvicerane (Drejtoria për Zhvillim dhe Bashkëpunim) për reduktimin e varfërisë dhe urisë si dhe kontribuojnë në përmirësimin e kualitetit të jetës së tyre.
Të gjitha këto janë ekspozuar edhe në panairin më të madh të bujqësisë në Zvicër, atë “Olma” që është hapur sot në St. Gallen, transmeton albinfo.ch. Të interesuarit kanë pasur mundësinë që të vizitojnë stendat përkatëse të Deza-s e të komunikojnë me përfaqësuesit e saj lidhur me punën që ajo bën në vendet e përmendura dhe gjetiu.
Si në veri të Laosit, ashtu dhe në Honduras, në Kosovë ose në Kaukazin jugor, ata që duan t`i shesin prodhimet e tyre me një çmim të volitshëm, do të prodhojnë më tepër se që mund të konsumojnë familjet apo fshatrat e tyre. Në këtë mënyrë ata do të sigurojnë ushqim rezervë edhe për kohët më të këqija. Por sfida është e vështirë. Qasja në tregje dhe investime është e domosdoshme prandaj dhe e vështirë për t`u realizuar.
Për këtë arsye Deza i mbështet bujqit për zhvillimin e kooperativave dhe strukturave më të mira të organizimit, ashtu që ata të mund të kenë qasje së paku në tregjet lokale. Si shembull, në Kosovë trajnohen bujqit për përpunimin e mëtejmë të produkteve të tyre dhe për rritjen e qëndrueshmërisë së produkteve në fjalë. Në këtë mënyrë krijohen vende të reja pune për njerëzit si Gëzimja, thuhet veç tjerash në prezantimin e bërë nga Deza.
Të ngjashme
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe Për të trajtuar mungesat e ilaçeve, qeveria zvicerane synon ta bëjë më të lehtë importimin dhe... -
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme -
Çfarë çoi në anulimin e bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër? -
Vendim i pazakontë në Zvicër: Dalja për në tualet mund të mos llogariten si orë pune














