Kosova
Mërgimtari nga Zvicra shkon për pushime në Shqipëri, thotë se u rrah nga truprojat e Edi Ramës
“Tradhëtar i Kosovës”, thirri kundër Ramës, truprojat e kryeministrit rrahin pushuesin në sy të dy fëmijëve
Bekim Rashiti, është pushuesi nga Kosova i cili ka nënshtetësi zvicerane pretendon se është rrahur mëngjesin e sotëm nga truprojat e kryeministrit Edi Rama, teksa ky i fundit ndodhej në Himarë.
Në një lidhje me skype për Fax News, Rashiti tregon se është sulmuar nga truprojat e Ramës, për shkak se ka thirrur ndaj tij se është tradhëtar i Kosovës.
Ai tregon se persona të sigurisë pranë Ramës, e kanë ndjekur nga pas dhe e kanë dhunuar në sytë e dy fëmijëve të tij të mitur, ndërsa thotë se ngjarjen do ta ndjekë përmes një padie në gjykatë.
“Unë i pashë njerëzit e sigurimit me të zezë, por nuk e dija se çka po ndodhte. Kur dolëm me familjarët dhe u nisëm për në plazh, e gjithë rruga u bllokua, dhe unë kam bërtitur poshtë Rama, tradhëtar i Kosovës”, deklaron Bekim Rashiti nga fshati Sllatinë e Poshme e Vitisë, i cili prej shumë dekadash jeton dhe punon në Cyrih të Zvicrës.
“Kjo thirrje ka të bëjë me politikën e tij ndaj Kosovës, kam njoftuar ambasadën në Zvicër, do të ndjek të gjitha procedurat ligjore. Kur po ecja vijnë tre persona të sigurimit dhe më kapin nga mbrapa, njëri më mori celularin, gruaja ime është shtetase zviceriane, dhe ka nisur që të bërtiste, ishin të maskuar para fëmijëve të mi 3-5 vjeç, krejt kjo është një kamuflazh i Edi Ramës. Unë desha me bërtit dhe kam vazhduar rrugën time, ata kanë ardhur dhe më kanë ndjekur. Truprojat nuk më dhunuan në sy të Ramës, nuk kemi mundur që ta filmojmë incidenti”, tha pushuesi nga Kosova.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana














