Lajme
Mërgimtarja i përgatit surprizën speciale shqiptarit në Austri
Adem Loki është i riu shqiptar që ka zgjedhur që jetën e tij ta kalojë në Austri. Ai atje ka krijuar familjen me bashkëshorten dhe djalin, ndërsa prindërit jetojnë në Tetovë, përcjell albinfo.ch.
Me rastin e Bajramit, bashkëshortja i ka bërë një surprizë shumë të bukur Ademit. Ajo kishte menduar që prindërit e tij ta kalonin këtë festë të gjithë bashkë në Austri. Edhe kështu ndodhi. Pa e ditur Ademi, ata erdhën e surprizuan të birin, i cili mbeti i befasuar.
Në një lidhje me Skype për ‘ABC e Mëngjesit’, ai tregoi emocionet e këtij momenti të veçantë.
“Ishim duke ngrënë Iftar dhe na bie shumë pak t’i festojmë këto festa të gjithë bashkë. Pasi hëngrëm darkën, thashë nuk ka mundësi ta festojmë të gjithë bashkë. Ne vendlindjen e kemi lënë dhe pa e menduar fare, ajo e kishte organizuar të gjithë vetë. Normalisht babi dhe mami janë në Tetovë në punë dhe ajo më tha do dal me shoqet. Kur erdha nga puna në darkë i pashë. Ishte diçka e papritur. Pas punës unë ika në xhami dhe ishte nata e Kadrit dhe pasi u fala m’u duk si ëndërr. Apo thjesht unë po shihja paranoja, nuk po e kuptoja.
Prindërit do të ikin pasnesër se mami është në punë, është mësuese. Prindërit më mungojnë shumë”, u shpreh Ademi.
E-Diaspora
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës










