Lajme
Merkel dëshiron të diskutojë me Zvicrën për kontrollet kufitare
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se ajo synon të zhvillojë diskutime me Zvicrën për kontrollet e mundshme në kufirin e tyre të përbashkët. Qëllimi është parandalimi i përhapjes së Covid-19 ose mutacioneve të tij.
“Ne me siguri do të duhet të diskutojmë situatën me Zvicrën,” tha ajo në një konferencë shtypi në Berlin të enjten, duke iu referuar situatës me vendet në kufi me Gjermaninë që preken në shkallë të ndryshme nga virusi ose variantet e tij.
“Nuk është çështja e vendosjes së kontrolleve të përgjithësuara të kufijve – ne do të përpiqemi ta shmangim atë”, tha ajo, duke shtuar se ajo tashmë kishte filluar diskutimet mbi këtë çështje me Republikën Çeke.
“Por, më lejoni të jem shumë e qartë: nëse një vend me një përqindje incidence dy herë më të lartë se ai në Gjermani rihap të gjitha dyqanet e tij ndërsa tonat mbeten të mbyllura, ne padyshim kemi një proble”, ka shtuar Merkel, përcjell albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës Podiumi i parë i Botërorit për 22-vjeçarin Alban Elezi Cannaferina... -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi -
Greqi
Denik Prizreni përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkulturor 2026 në Athinë
Jeta në Zvicër
-
Popullsia në plakje godet kërkesën për prona në disa pjesë të Zvicrës Sipas raportit të publikuar të mërkurën, ndikimi është veçanërisht i mprehtë në dhjetë nga kantonet më... -
Si do të ndikonte tek ju ligji i planifikuar i Zvicrës për taksat individuale? -
Frangu vazhdon të forcohet edhe më tej ndaj euros -
Shkurtime të reja të vendeve të punës në Zvicër -
A është sauna e mirë për shëndetin tuaj?













