Keystone
Jeta në Zvicër
Merkel e sheh Zvicrën si një model për politikën e refugjatëve në BE
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë të jetë Zvicra një model për BE-në dhe Gjermaninë për sa i përket trajtimit të refugjatëve. Kjo ka të bëjë me kohën e përpunimit të kërkesave për azil dhe shpërndarjen e refugjatëve në vend, tha Merkel në Bernë.
Merkel ka vlerësuar të ashtuquajturën procedurë 48-orëshe, me të cilën Zvicra ka identifikuar refugjatët nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
Kjo mund të nxisë edhe Gjermaninë që duhet shkurtuar në masë të madhe procedurat e pranimit për disa javë.
Zvicra duhet të shihet edhe si model për qendrat e regjistrimit të refugjatëve dhe shpërndarjen e tyre nëpër kantone.
Përvojë kjo që duhet të aplikohet në nivel të BE-së.
„Këtu Bashkimi Evropian duhet të vijë në Zvicër në mënyrë që të mësojë nga përvojat e tyre”, tha Merkel.
Merkel ka bërë thirrje po ashtu për një zgjidhje ndërmjet Bashkimit Evropian (BE) dhe Zvicrës rreth marrëveshjes për lirinë e ardhshme të lëvizjes.
“Gjermania do të bëjë gjithçka në mënyrë që të ndihmojë bisedimet konstruktive”, tha ajo.
“Ne duhet të kemi parasysh se liria e lëvizjes është një pjesë integrale e Bashkimit Evropian”, tha kancelarja Merkel.
Gjermania nuk e sheh si të lehtë problemin e emigracionit në Zvicër, por me të vërtetë është duke bërë përpjekje për të negociuar me Zvicrën për të gjetur zgjidhje.
Presidentja federale, Simonetta Sommaruga, njoftoi se Qeveria e Zvicrës do të paraqesë në vjeshtë, pas konsultimeve të mëtejshme me Komisionin e BE-së, një propozim legjislativ se si mund të zbatohet vendimi i referendumit. “Gjendja është e vështirë dhe mbetet e vështirë”, shtoi ajo.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?

















