Bota
Merkel frikëson: Në Gjermani mund të infektohet 60-70 % e popullsisë
Gjermania deri tash ka regjistruar dy viktima
Koronavirusi i rrezikshëm ka mbërritur në të gjitha vendet e BE-së, duke shënuar një rritje të ndjeshme të infeksioneve në Gjermani, ku janë regjistruar dy viktima dhe më shumë se 1500 të infektuar, po ashtu në Francë me 33 viktima dhe më shumë se 1700 të infektuar.
Ndërsa në Belgjikë është raportuar viktima e parë. 4 persona në stafin e Komisionit Europian gjithashtu janë infektuar me koronavirus.
Brukseli ka marrë masa, duke anuluar takimet dhe mbledhjet duke e kthyer procesin në digjital.
Presidentja Ursula Von Der Leyen siguroi se Unioni është i përgatitur për t’iu përgjigjur epidemisë, ndërsa do të akordohet edhe një fond shtesë prej 25 miliardë eurosh për kontrollimin e sëmundjes dhe rimëkëmbjen e ekonomisë.
“Kriza me të cilën po përballemi me koronavirusin ka një ndikim të madh njerëzor dhe ekonomik, prandaj është shumë esenciale që të luftojmë në mënyrë të koordinuar për të parandaluar virusin dhe përhapjen, por edhe për të ndihmuar ekonominë. Ne do të koordinohemi çdo ditë në video call me ministrat e shëndetësisë së vendeve anëtare. Komisioni do të përdorë të gjitha mjetet që ka në dispozicion“.
Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, kanë paralajmëruar se një pjesë e mirë e popullsisë mund të infektohet së shpejti dhe si rrjedhojë janë shtuar masat për parandalimin e sëmundjes dhe kontrollin e saj.
“Ekspertet thone 60 deri ne 70 për qind e popullsisë do të infektohen. Është një grup i caktuar i popullsisë, janë më të vjetrit, dhe të sëmurët do të përballen me më shumë vështirësi. Të ngadalësojmë përhapjen e infeksionit me kapacitetet që kemi është një luftë me kohën. Me coronavirusin ne po përballemi me një sfidë që nuk e kemi pasur kurrë më parë“.
Ndërkohë numri i të infektuarve është rritur edhe në SHBA, duke i kaluar 1 mijë, ndërsa numërohen edhe 31 vdekje. Në Kinë situata është më e qëndrueshme.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines albinfo.ch mund të lexohet online falas edhe gjatë fluturimeve nga Zvicra për Prishtinë dhe Shkup, duke... -
Itali
Vritet një 25-vjeçar shqiptar në Itali, dyshohet për konflikt në klub nate -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Pavarësisë së Kosovës -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Paris
Jeta në Zvicër
-
Janë gjetur grimca metali në këto çokollata: COOP i tërheq nga tregu Nga tregu do të tërhiqen si çokollatat e shitura individualisht ashtu edhe ato në pako me... -
Gjashtë persona të përfshirë në një përleshje në Bernë, dy të lënduar -
Kundërshtarët e vaksinimit demonstruan në St. Gallen bashkë me ekstremistët e djathtë -
Njëmbëdhjetë të plagosur pas shpërthimit në paradën e karnavaleve në Valis -
Cyrih: Autoritetet angazhohen për zhurma dhe aroma për të luftuar derrat e egër












