Lajme
Merkel: Gjermania po e menaxhon mirë pandeminë
Në një konferencë për media, kancelarja gjermane, Angela Merkel, shprehu sot optimizmin e saj në lidhje me përparimin që po bën vendi, ndërsa fushata e vaksinimit ka marrë vrull, por paralajmëroi se Gjermania nuk është ende jashtë rrezikut, përcjell albinfo.ch.
“Rruga e Gjermanisë është e mirë dhe shpresëdhënëse, por duhet ende kujdes, edhe pse numri i të vaksinuarve kundër COVID-19 po rritet”, tha Merkel.
“Hapat për të rihapur vendin duhet të mendohen mirë”, shtoi kancelarja.
Po ashtu, Merkel do të takohet me udhëheqësit e landeve më 27 maj për të diskutuar hapat e ardhshëm për programin e vaksinimit në vend dhe mënyrën e përdorimit të tij te fëmijët dhe studentët.
Ndërkohë, udhëheqësit pritet gjithashtu të diskutojnë planet për një certifikatë dixhitale vaksinimi dhe logjistikë vaksinimi në verë, sipas burimeve./Albibfo.ch
E-Diaspora
-
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës Krijues shqiptarë nga diaspora dhe trevat shqiptare bashkohen përmes poezisë... -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit












