Lajme
Merkel: Integrimi i Shqipërisë në BE, i padiskutueshëm
Kancelaria gjermane, Angela Merkel tha se çështja nuk shtrohet nëse Shqipëria do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, por pyetja është se kur do të integrohet...
Kancelaria gjermane Angela Merkel i ka dhënë mbështetje të fuqishme integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ndërsa ka kërkuar nga Tirana zyrtare që t’i përmbushë detyrat e kërkuara. Ajo tha se “çështja nuk shtrohet nëse Shqipëria do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, por pyetja do të jetë vetëm se kur”.
Këto deklarata kancelarja gjermane i ka bërë pas një takimi që zhvilloi në Berlin me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Ky i fundit po qëndron në Gjermani me ftesë të kancelares Merkel, e cila i bëri një pritje madhështore kryeministrit Rama.
Gjermania e sheh Shqipërinë në rrugën e duhur drejt Evropës, ndërsa perspektiva Evropian e Shqipërisë është e rëndësishme, tha ajo.
Pas takimit, Rama dhe Merkel kanë dalë në një konferencë për shtyp, ku theksi kryesor ishte statusi i vendit kandidat të Shqipërisë.
“Ne trajtojmë vendet në bazë të raportit të Komisionit Evropian. Në qershor do të marrim një raport të ri. Komisioni do t`i ketë regjistruar përparimet në Shqipëri dhe ne do t`i shikojmë me vështrim pozitiv dhe do të vendosim me vështrim pozitiv. Çështja nuk shtrohet a do ta marrë statusin, çështja shtrohet se kur do ta marrë një raport të ri”, deklaroi Merkel.
Ndërkaq kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria është në Evropë dhe do të bëjë gjithçka që është e mundur që të integrohet në BE, raporton TCH.
“E sigurova kancelaren se Qeveria jonë është plotësisht e vendosur për të ecur në rrugën e modernizimit të reformave që do të garantojnë një luftë reale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Shqipëria kërkon të ecë më shpejt drejt Evropës, por duke konsideruar gjithmonë Evropën destinacionin brenda nesh”, u shpreh Rama.
Ndërkaq Merkel tha se perspektiva evropiane është e nevojshme për vendet e Ballkanit Perëndimor por edhe për Shqipërinë.
“Kryeministrin e informoj se cilat janë projektet e mëdha të vendit dhe na njohu me entuziazmin që po ndiqen këto projekte. Lufta kundër krimit dhe korrupsioni, pavarësia e gjyqësor, shteti ligjor, janë standarde shumë të rëndësishme për t’u arritur. Komisioni Evropian po i ndjek këto procese dhe do të paraqesë një raport, ndërkohë ne i ndjekim me vëmendje zhvillimet”, tha Merkel.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla











