Lajme
Merkel mbron vendimet e BE-së, kërkon prodhim europian të vaksinës
Kancelarja Angela Merkel mbrojti vendimin e qeverisë së saj për të blerë së bashku me vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian vaksinat anti-covid.
Në një fjalim para Bundestagut, Merkel nënvizoi se nëse do të dështonin në këtë proces blloku do të tronditej në themelet e tij, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
“Pavarësisht nga të gjitha ankesat, ishte e drejtë të mbështeteshim në prokurimin e përbashkët dhe miratimin e vaksinave nga Bashkimi Evropian. Tani që ne shohim se edhe ndryshime të vogla në shpërndarjen e vaksinave shkaktojnë diskutime të mëdha, nuk do të doja të imagjinoja nëse disa shtete anëtare do të kishin vaksina dhe të tjerët jo. Kjo do të trondiste tregun e brendshëm. Ne duhet të supozojmë se virusi, me mutacionet e tij, mund të na pushtojë për një kohë të gjatë, kështu që çështja shkon përtej këtij viti”, u shpreh Merkel.
Kancelarja theksoi edhe njëherë nevojën e prodhimit të vaksinës në BE.
“Ajo që duhet bërë është sigurimi i prodhimit në territorin europian. Në Britaninë e Madhe prodhohet për Britaninë e Madhe, SHBA nuk eksporton vaksina. Prandaj jemi të varur për një kohë të gjatë nga ajo se çfarë prodhohet në Europë. Në të njëjtën kohë, duhet bërë më shumë për të siguruar që pjesa tjetër e botës të furnizohtj me vaksina, përndryshe mutacione e reja do të vijojnë të shfaqen”, u shpreh ajo më tej.
Presioni është shtuar mbi vendet anëtarë të BE pasi vendet e tjera, si Britania e Madhe, kanë ritme shumë të shpejta të vaksinimit.
Komisioni Evropian po kërkon kontroll të shtuar në eksportet e vaksinave.
Komisioni Evropian ka fajësuar kompanitë farmaceutike – kryesisht AstraZeneca – për mosdorëzimin e dozave të premtuara.
Brukseli ka thënë se nga më shumë se 40 milionë doza të eksportuara nga BE gjatë dy muajve të fundit, një e katërta u dërguan në Mbretërinë e Bashkuar.
Mbretëria e Bashkuar dhe BE janë shprehur se duan “krijonin një situatë të favorshme dhe të zgjeronin furnizimin e vaksinave për të gjithë”.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit











