Bota
Merkel mendon se largimi i saj mund të ketë ndikuar në luftën në Ukrainë
Sipas fjalëve të saj, ish-kancelarja nga radhët e CDU-së, u përpoq vitin e kaluar të bisedonte me Vladimir Putin-in.
Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, deklaroi se largimi i saj nga detyra mund të ketë kontribuar në vendimin e presidentit rus (Vladimir Putin – AP) për të sulmuar Ukrainën.
Lajmi u bë i ditur nga botimi hanoverian i Redaktionsnetzwerk Deutschland, duke cituar intervistën e parë të Merkel-it pas largimit nga Kancelaria gjermane.
“Largimi im mund të ketë qenë një kontribut, siç janë zgjedhjet në Francë, tërheqja e trupave nga Afganistani dhe stagnimi i zbatimit të Marrëveshjes së Minsk-ut”, u shpreh fillimisht Merkel, transmeton ap, përcjell Albinfo.ch.
Kjo, për një rend të ri të sigurisë evropiane dhe e sheh arsyen e dështimit në trazirat në Perëndim në atë kohë.
“Nga njëra anë, Putin nuk ishte më gati për një samit të stilit të Normandisë. Nga ana tjetër, nuk arrita të krijoj një format shtesë diskutimi evropiano-rus për një rend evropian të sigurisë krahas formatit të Normandisë”, shtoi Merkel në një intervistë për rrjetin editorial të Gjermanisë (RND).
Ajo nuk përjashtoi mundësinë për të ndërmjetësuar në konflikt në një datë të mëvonshme. Kur u pyet nëse do të ishte në dispozicion, ajo u përgjigj: “Kjo pyetje nuk po bëhet aktualisht”.
Merkel pranoi edhe pafuqinë e saj në fund të mandatit të saj.
“Ishte e qartë se nuk do të isha në detyrë shumë më gjatë, dhe kështu më duhet thjesht të deklaroj se përpjekjet e ndryshme në vitin e kaluar nuk kanë pasur asnjë efekt”, nënvizoi ish-kancelarja.
Përsa i përket sistemit të sigurisë evropiane, Lufta e Ftohtë nuk është kapërcyer, theksoi ajo.
Duhet ta marrim seriozisht Putinin, paralajmëroi Merkel.
Sipas saj, sulmi i tij brutal është një pikë kthese në historinë evropiane të pasluftës që do të ketë pasoja për shumë vite në vijim.
Ajo mbështeti sakaq kursin e pasuesit të saj, Olaf Scholz.
“Kjo është arsyeja pse unë mendoj se është e drejtë që Perëndimi po punon për ekzistencën e Ukrainës pa u bërë pjesë e konfliktit të drejtpërdrejtë ushtarak”, deklaroi në përmbyllje Angela Merkel.
E-Diaspora
-
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë Një mbrëmje e veçantë muzike me Kosti Detin në Vjenë... -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli
Jeta në Zvicër
-
Miliona franga dëmi i shkaktuar nga zjarri në Hauptwil, Thurgau Pak para orës 16 pasdite, qendra e thirrjeve të emergjencës kantonale mori një raport për shpërthim... -
Rusia godet në Ukrainë fabrikën e një kompanie që ka selinë në Gjenevë -
Sulme hibride, edhe në Zvicër -
I burgosuri vetëvritet në qeli në Rheinfelden, Aargau -
Gratë përbëjnë 35% të bordeve të drejtorëve zviceranë









