Kosova
Merkel përgëzon Kurtin dhe e siguron për mbështetjen nga Gjermania
Ajo i ka uruar Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti suksese në fushat që përbëjnë çelësin e konkretizimit të perspektivës evropiane të Kosovës
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë telegram urimi nga Kancelarja Federale e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel, me rastin e rizgjedhjes së tij Kryeministër i Republikës së Kosovës.
Kancelarja Merkel në telegramin e saj ka thënë veç tjerash se në përballje me detyrat sfiduese, Qeveria e Kosovës dhe vetë Kosova mund të llogarisin në mbështetjen dhe partneritetin e Gjermanisë.
Në telegramin e urimit, Kancelarja Merkel ka vënë theksin te angazhimi lidhur pandeminë COVID-19 dhe synimet e qeverisë së re për reformat në sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ajo ka përmendur si çështje edhe dialogun me Serbinë të ndërmjetësuar nga BE-ja.
Kancelarja Merkel i ka uruar Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti shumë suksese në fushat që përbëjnë çelësin e konkretizimit të perspektivës evropiane të Kosovës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Zvicra rishqyrton kërkesën për riatdhesimin e një luftëtari të ISIS-it Departamenti Federal i Punëve të Jashtme i Zvicrës (FDFA) është urdhëruar të rishqyrtojë kërkesën për riatdhesimin... -
Çfarë do të bëjë Zvicra tani që pensionistët janë më të shumtë në numër se të rinjtë? -
Linja ajrore SWISS do të shtojë 74 fluturime të reja evropiane këtë verë -
Policia zvicerane apelon për kujdes nga orteqet -
SHBA-të pritet të vendosin tarifa 100% për disa ilaçe













