Lajme
Merkel: Serbia nuk i ka plotësuar kushtet për BE
Ruga e Serbisë drejt BE-së mund të realizohet vetëm nëse i normalizon marrëdhëniet me Kosovën, tha kancelarja gjermane Angela Merkel
Kancelarja gjermane, Angela Merkel e ka dënuar Serbinë për shkak të, siç tha ajo, kontributit që ka dhënë në grindjet në pjesën veriore të Kosovës, gjë që ka çuar në lëndimin e ushtarëve paqeruajtës gjerman atje.
“Në një periudhë afatgjatë, ne duam ta udhëheqim jo vetëm Serbinë, por edhe Kosovën drejt Bashkimit Evropian, si dhe ta mbajmë BE-në plotësisht funksionale”, tha Merkel gjatë fjalimit të saj të rëndësishëm para Parlamentit të Gjermanisë, lidhur me të ardhmen e Bashkimit Evropian, raporton REL.
Sipas saj, një gjë e tillë nënkupton se rruga e Serbisë drejt BE-së mund të realizohet vetëm nëse i normalizon marrëdhëniet me Kosovën.
Merkel ka shtuar se i vjen keq që Serbia deri më tash nuk i ka përmbushur këto pritje në mënyrën e duhur.
Kancelarja gjermane ka dënuar edhe sulmin e serbëve ndaj trupave paqeruajtëse të KFOR-it, duke shtuar se një gjë e tillë është e papranueshme.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros Mashtruesit përdorin emrat e Coop dhe Migros për të vjedhur të dhënat bankare... -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës











