Bota
Merkel sërish dridhet, shqetëson shëndeti i saj
Angela Merkel-in sërish e kanë kapur të dridhura gjatë një ceremonie zyrtare të zhvilluar në Berlin.
Kjo është hera e dytë që i ndodh, sepse e njëjta gjë asaj i ka ndodhur edhe tetë ditë më parë derisa e priste presidentin e ri të Ukrainës.
Kjo ndodhi gjatë një aktiviteti mëngjesin e sotëm kur Merkel po qëndronte pranë presidentit Frank-Walter Steinmeier ku ministri i ri i drejtësisë u emërua zyrtarisht.
Kancelares iu ofrua një gotë ujë, por e refuzoi, Ajo më pas u shfaq në parlament në një gjendje më të mire, përcjell albinfo.ch.
Javën e kaluar, Merkel u pa duke u dridhur gjatë parakalimit zyrtar me presidentin e Ukrainës. Më pas gjatë konferencës, ajo tha se ishte mirë pasi kishte pirë tri gota ujë të cilat i ka të nevojshme.
64-vjeçarja Merkel udhëheq shtetin më të fuqishëm evropian që nga viti 2005.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre Ndihmë financiare për viktimat e zjarrit në Crans-Montana... -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa













