Lajme
Merkel viziton Serbinë
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të vizitojë sot Beogradin, për të diskutuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, rreth bashkëpunimit politik dhe atij ekonomik, si dhe procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
Të nesërmen, më 14 shtator, Merkel do të niset drejt Shqipërisë, kur do të realizojë një takim me kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, që nuk janë anëtarë të BE-së – Kosovës, Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Qeveria gjermane ka thënë se bisedimet do të fokusohen në bashkëpunim rajonal.
Pas 16 vjetëve në krye të politikave evropiane, Merkel do të pensionohet nga politika në fund të mandatit të saj të katërt si kancelare, pas zgjedhjeve gjermane që do të mbahen më 26 shtator.
Përgjatë një takimi me Vuçiqin javën e kluar, ambasadori gjerman në Beograd, Thomas Schieb, ka thënë se vizita e Merkelit në Ballkan dërgon sinjal të qartë se Serbia dhe rajoni mbeten lart në agjendën e Berlinit.
Vuçiq e ka konsideruar vizitën e Merkelit “nder të madh për Serbinë dhe mundësi për ta falënderuar për gjithçka që ka bërë për Serbinë dhe rajonin gjatë një mandati të gjatë dhe të suksesshëm në zyrë”.
Presidenti serb ka thënë, mes tjerash, se krijimi i të ashtuquajturit Proces i Berlinit nga vetë kancelarja më 2014, për të promovuar bashkëpunimin më të mirë rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe integrimin evropian, “ka krijuar atmosferë më ndryshe dhe mundësi të reja për bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor, duke e bërë rajonin më paqësor dhe më stabil”.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht Në Zvicër, demokracia funksionon më drejtpërdrejt se në çdo vend tjetër. Jo vetëm që ka zgjedhje... -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar











