Maqedonia
Merko: Struga nuk ka ndërtime pa leje që e rrezikojnë statusin në UNESCO
Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, thotë se Struga nuk ka ndërtime pa leje që e rrezikojnë statusin e UNESCO-s.
Sipas tij, janë regjistruar ndërtimet të egra në brendësi të qytetit dhe në hapësirat rurale dhe për to duhet të bëhet regjistër për numrin e saktë, shkruajnë mediat atje, përcjell albinfo.ch.
“Është bërë regjistër i ndërtimeve pa leje. Ata janë në brendësi të qytetit ose në mjediset rurale, por UNESCO ose dikush tjetër nuk ka thënë se ata pengojnë ndonjë proces ose se duhet të rrënohen”, tha Merko.
Ai shtoi se në Komunën e Strugës ka pasur mbi pesë mijë paraqitje për legalizim të objekteve, në pajtim me Ligjin për legalizim të miratuar në vitin 2011, por bëhet fjalë për shkallë, tarraca dhe të ngjashme.
Merko thotë se Ohri është qytet në UNESCO dhe se duhet të mbrohet vetë, ndërsa shtoi se Struga do të japë kontributin e saj në këtë çështje.
E-Diaspora
-
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër Pajtim Gashi: “Donim një kompani që nuk shet vetëm pajisje, por ofron besim, korrektësi dhe profesionalizëm... -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Zvicër
-
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein Historia e saj është përfaqësuese e një kohe kur burra të fuqishëm e përdornin industrinë e... -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes












