Integrimi
Merr epilogun rasti “Ballkoni”: Dënime me kusht për babë e bir
Trupi gjykues e ka gjetur të dëshmuar akuzën se babai dhe i biri, të dy kosovarë, kanë kërcënuar rëndë dhe kanë provuar ta hedhin gruan e të riut nga ballkoni
Rasti gjyqësor i «ballkonit» ka marrë sot epilogun e tij gjyqësor në Gjykatën e Qarkut në Winterthur.
Babai 68 dhe i biri 34 vjeçar janë dënuar me kusht 11 gjegjësisht 10 muaj burg për kërcënimin dhe lëndimin e lehtë trupor të shkaktuar bashkëshortes së 34 vjeçarit. Trupi gjykues e ka gjetur të dëshmuar akuzën se babai dhe i biri, të dy kosovarë, kanë kërcënuar rëndë dhe kanë provuar ta hedhin gruan e të riut nga ballkoni i katit të tretë, shkruan nzz.ch. Akuza tjetër, ajo për detyrim, nuk është vërtetuar, transmeton albinfo.ch.
Ndërkaq faktin se ka shpallur dënime (pak) më të rënda se që i ka kerkuar akuza, trupi gjykues e ka arsyetuar me kërcënimet që të dy burrat i kishin bërë viktimës edhe para se ta përdornin dhunën ndaj saj. Madje edhe në rast se, siç pohojnë ata të dytë, gruaja ka provokuar për të gjetur një pretekst të ndarjes, kjo nuk e arsyeton në asnjë mënyrë ushtrimin e dhunës dhe kërcënimin ndaj saj.
Të dy meshkujve u është shqiptuar edhe gjoba në lartësi prej 400 fragash dhe detyrimi për kompensim prej 1000 frangash (secili). Ata do të paguajnë po ashtu edhe shpenzimet e procedurës penale, prej disa mijëra frangash.
Mbajtja e paraburgimit prej 170 ditësh do t`u llogaritet në masën e përgjithshme të dënimit.
Siç ka shkruar tashmë albinfo.ch, rasti ka ndodhur kështu: Babai, një 68 vjeçar nga Kosova, (i ardhur mysafir te i biri), i zemëruar se e reja, po ashtu me prejardhje nga Kosova por e rritur në Zvicër, «nuk po tregonte respekt ndaj tij» deshi ta hidhte atë nga ballkoni. Ai e kap me forcë 32 vjeçaren për krahësh dhe niset drejt ballkonit. Menjëherë i vie në ndihmë edhe djali, bashkëshorti 34 vjeçar i viktimës, i cili e kap të shoqen nga këmbët.
Por në momentin e fundit, derisa gruaja 32 vjeçe po mbrohej dhe po rezistonte me sa po mundej duke u mbajtur fort për grilat e ballkonit, shpëtimi i vjen nga i biri i saj 9 vjeçar, transmeton albinfo.ch. Ai e kafshon të atin aq fort në kofshë sa që e detyron atë ta lëshojë gruan.
Prokuroria kishte kërkuar burg dhjetë muaj me kusht për të riun dhe tetë muaj me kusht për babanë e tij.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 Zjarri në Crans-Montana ka marrë një tjetër viktimë. Një zviceran 18-vjeçar vdiq në spital në Cyrih... -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor











