Tematike
Merr ndihma sociale? Nuk ke të drejtë për veturë!
Parlamenti i Kantonit të Cyrihut është shprehur që personat me ndihma sociale nuk kanë të drejtë të kenë makina
A kanë të drejtë njerëzit që marrin ndihma sociale të mbajnë veturë? Një debat rreth këtij problemi është duke u zhvilluar aktualisht në Kantonin e Cyrihut ndërkohë që në disa komuna kjo ndalesë tashmë është realitet. Po kështu, në raste të caktuara edhe gjykatat kanë marrë vendime lidhur me arsyeshmërinë e një ndalese te tillë.
Ndërkohë të hënën Parlamenti i Kantonit të Cyrihut në leximin e parë të iniciativës parlamentare të bërë nga SVP dhe FDP është shprehur me shumicë votash që në të ardhmen personat që jetojnë me ndihma sociale nuk kanë të drejtë të jenë pronarë të makinave. Megjithatë, për një vendim përfundimtar ndalues nevojitet edhe shumica në votimin përmbyllës, i cili do të mbahet pas disa javësh.
Iniciativa e përmendur kërkon në atë që një personi të varur nga ndihmat sociale, pasja e automobilit t`i lejohet vetëm në raste të veçanta si për shkak të sëmundjes, nevojave të veçanta ose për shkaqe profesionale.
Megjithatë, në rast se Parlamenti i Kantonit të Cyrihut e miraton përfundimisht iniciativën, mund të priten kontestime të saj, siç ka ndodhur në kantonet që tashmë kanë vepruar në këtë drejtim.
Kështu, në kantonin Basel-Stadt prej tri vitesh personat me ndihma sociale nuk kanë të drejtë të posedojnë vetura. Për të bërë këtë ndalesë, janë adaptuar edhe rregulloret kantonale.
Por, siç e thotë udhëheqësja e shërbimit social në Basel-Stadt, njëri nga personat e prekur është ankuar në gjyq kundër ndalimit të veturës dhe ka fituar. Gjykata e Apelit ka vendosur se udhëzimeve kantonale u mungon baza ligjore. Sipas gjyqtarëve po ashtu personave të mbështetur nga shërbimi social u duhet lënë një hapësirë veprimi rreth vendimit e si do t`i përdorin paratë e tyre. Kështu, tash në secilin rast duhet vendosur veç e veç nëse persni i caktuar ka nevojë ose jo për të mbajtur veturë.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 Zjarri në Crans-Montana ka marrë një tjetër viktimë. Një zviceran 18-vjeçar vdiq në spital në Cyrih... -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor












