Kultura
Mes 350 shkrimtarëve, Kadare fiton çmimin “Pak Kyongni 2019”
Fituesi i Çmimit “Pak Kyongni 2019” është përzgjedhur shkrimtari Ismail Kadare
Shkrimtari Ismail Kadare është përzgjedhur fitues i Çmimit Pak Kyongni 2019. Në njoftimin e bërë nga Kim Uchang, kryetar i komisionit përzgjedhës, thuhet se “…punimet e Ismail Kadaresë i bëjnë lexuesit të mendojnë dhe të ndjejnë fort marrëdhënien e tyre me ngjarje të caktuara të historisë”, transmeton Zëri i Amerikës.
Ceremonia për dhënien e këtij çmimi do të mbahet më 26 tetor 2019, në Qendrën Kulturore Toji të Koresë së Jugut.
Ky çmim shoqërohet edhe me një shpërblim financiar prej rreth 84 mijë dollarësh. Përzgjedhja e fituesit bëhet pasi shqyrtohen rreth 350 autorë nga mbarë bota, të cilët përmbushin kriteret e përcaktuara. Që nga muaji korrik, komisioni përzgjedhës kishte përpiluar listën e 5 autorëve më të mirë, nga të cilët fitoi shkrimtari i njohur shqiptar.
Çmimi u krijua në vitin 2011 nga Fondacioni Kulturor Toji, për të nderuar shkrimtaren e ndjerë koreane Pak Kyongni. Çmimi nderon çdo vit një shkrimtar të letërsisë botërore për ndikimin në fushën e letërsisë. Në vitin 2018, me këtë çmim u nderua amerikani Richard Ford, ndërsa në vitin 2017 çmimi iu dha britanikut Antonio Byatt. Fitues të mëparshëm kanë qenë Ngugi wa Thiong’o (Kenia, 2016), Amos Oz (Izrael, 2015), Bernhard Schlink (Gjermani, 2014), Marilynne Robinson (SHBA, 2013), Ludmila Ulitskaya (Rusi, 2012) dhe Choi In-hun (Kore, 2011), përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 Bllokimi buxhetor i Gjenevës po zgjatet. Këshilli Shtetëror i Gjenevës ka paraqitur një projektbuxhet të ri... -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026? -
Swisscom rrit çmimet për abonimet nga sot -
Swiss Post prezanton shërbimin e letrës digjitale












