E-Diaspora
Mesazhe për bashkim në Festën e Flamurit në Winterthur të Cyrihut
Me organizimin e ansamblit “Trojet” të Winterthurit të Cyrihut, të cilin e udhëheq Zeq Gashi, komuniteti shqiptar i po këtij qyteti kremtoi Festat e Nëntorit, veçanërisht Ditën e Flamurit, 105-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, në sallën e “Hotelit Töss”.

Mbrëmja festive u hap në Winterthur me intonimin e himnit kombëtar nga fëmijët e ansamblit “Trojet” dhe kori i grave “Lyra”.
Blerim Bunjaku, nënkryetar i ansamblit “Trojet”, në fjalën e tij përshëndetëse falënderoi të gjithë të pranishmit për prezencën e tyre dhe ka folur për rëndësinë e Festës së Flamurit.

“28 Nëntori, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë dhe e Flamurit kombëtar është dhe do të mbetet një ndër ngjarjet më të ndritura të popullit shqiptar. Është vlerë që duhet të ruhet dhe të kultivohet në shenjë respekti për paraardhësit tanë, për të tashmen dhe të ardhmen e brezave që do të vijnë”, tha Bunjaku.
Bunjaku ka uruar shqiptarët e mbledhur që përherë të jenë të bashkuar në harmoni me njëri-tjetrin, duke kujtuar me krenari të kaluarën, duke mbrojtur të tashmen dhe duke ndihmuar të ardhmen.
Me këtë rast, të pranishëm ishin konsulli kosovar në Cyrih, Visar Rrecaj dhe Ridvan Murati nga Qendra Kulturore e Kosovës.
Ndërsa kryetari i LAPSH-it në Zvicër, Nexhat Maloku bëri thirrje në këtë manifestim që prindërit t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollën shqipe.
Pastaj ka pasuar pjesa artistike, për të cilën është përkujdesur ansambli „Trojet“ me koreografin Arsim Berisha.
Valltarët e ansamblit “Trojet” , të vegjël dhe të rritur kanë sjellë në skenë “vallen e Malësisë”, vallen me motive gjakovare dhe vallen „Hatixhja“.
Nikoqiri Zeq Gashi, i cili udhëheq me Ansambli “Trojet” e kishte ftuar të prezantonte bashkë në këtë përvjetor të pavarësisë së Shqipërisë edhe ansamblin e valleve „VATRA“ nga Bülachi i Cyrihut, të cilin e udhëheq Nexhmedin Isufi.
Koreografja nga Kosova, Suzana Drenica solli për herë të parë në skenë me valltarët e Ansamblit “Trojet” vallet “Hatixhe” dhe vallen me motive nga Tirana.
Në moderim të aktorit dhe regjisorit Adem Kicaj, madhështinë e festës në vazhdim e pasuruan këngëtarët: Flutura Bytyqi, këngëtarja e mirënjohur nga Shqipëria, Enkeleda Bashaj, Fatime Jashanica, Isak Karagja, Nikollë Shtufi dhe Kristë Lleshi.
Se Festa e Flamurit simbolizon bashkimin, kanë treguar me monologjet e tyre edhe aktori i njohur që kishte ardhur enkas nga Kosova, Shaqir Bejta dhe aktorja e ansamblit “Vatra”, Ilire Kozhani.


Festa vazhdoi deri në orët e vona, ndërsa nuk munguan as ushqimet nga kuzhina shqiptare, duke filluar nga pitet e llojllojshme e deri tek ëmbëlsirat.

Festa e Flamurit festohet kudo ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët, në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë dhe diasporë.
E-Diaspora
-
Teuta Kryeziu, ndërmjet komunikimit dhe kuptimit në jetën familjare Si këshilltare dhe mediatore sistemike, ajo, përmes Familienberatung plus në Kantonin e Bernës punon me familje... -
Destani flet për “Mundësitë e investimeve të huaja në Maqedoninë e Veriut” -
Shoqata Kulturore “Sharri” nderon figurën e Rexhep Rifatit, një jetë në shërbim të gazetarisë dhe identitetit shqiptar në diasporë -
Suhr (AG): Gruaja nga Maqedonia plagos me thikë foshnjën dhe anëtarët e familjes -
Marigona Qerkezi rikthehet në “Anna Bolena” në Tirol
Jeta në Zvicër
-
Teuta Kryeziu, ndërmjet komunikimit dhe kuptimit në jetën familjare Si këshilltare dhe mediatore sistemike, ajo, përmes Familienberatung plus në Kantonin e Bernës punon me familje... -
Qytetarët zviceranë të shqetësuar për mashtrimet kibernetike me inteligjencën artificiale -
Një aeroplan i vogël u rrëzua në kantonin e Bernës -
Një burg për gra në Zvicër dëshiron të integrojë më mirë jetën familjare -
Zvicër: Numri i urgjencës 142 do t’u përgjigjet viktimave të dhunës në familje nga 1 maji
















