Kosova
Mesazhet që do të dërgojë Scholz në Ballkan
Para mbledhjes së Këshillit Evropian që do të mbahet më 23 dhe 24 qershor, pritet që në rajonin e Ballkanit perëndimor të qëndrojë kancelari gjerman, Olaf Scholz.
Një gjë të tillë, në mënyrë jo të drejtpërdrejtë e kanë konfirmuar nga Zyra e Kancelarit të Gjermanisë në Berlin.
Në përgjigje me shkrim për rtk, Zyra e Kancelarit gjerman është pyetur për vizitën e Scholzit në vendet e Ballkanit perëndimor.
Kjo, pas raportimit të DW në gjuhën serbe, se ai pritet të qëndrojë në Serbi dhe disa vende të tjera të rajonit, duke nisur nga data 10 qershor.
Zyra e Kancelarit Scholz rekomandon që për të marrë përgjigje, tash për tash, duhet shikuar dhe bazuar në fjalimin e tij të mbajtur në Bundestag, të enjten, më 19 maj.
“Fakti që nuk ka rrugë të shkurtra në rrugën drejt BE-së, është gjithashtu një kërkesë e drejtë ndaj gjashtë vendeve në Ballkanin Perëndimor”, citohet të ketë thënë Scholz.
Në atë fjalim të gjatë, Scholz kishte folur me fjali të qarta për gjashtë vendet e Ballkanit perëndimor.
Në adresimin e tij para deputetëve gjermanë, sipas Zyrës së Kancelarit Scholz, ky i fundit citohet të ketë thënë se“prej vitesh këto gjashtë vende kanë ndërmarrë reforma intensive dhe po përgatiten për anëtarësim”. “Mbajtja e premtimeve ndaj tyre nuk është vetëm një çështje e besueshmërisë sonë. Tani më shumë se kurrë, integrimi i tyre është edhe në interesin tonë strategjik”, ka thënë Scholz para ligjvënësve gjermanë.
“Nuk ka të bëjë vetëm me sigurinë e këtij rajoni, ku forcat e jashtme po luftojnë për ndikim, e jo më pak këtu bën pjesë Rusia”.
Sscholz pati thënë se “bëhet fjalë për sigurinë tonë, e cila nuk mund të jetë e tillë pa një Ballkan perëndimor të qëndrueshëm evropian. Prandaj, BE-ja tani duhet t’i japë këtë Ballkanit perëndimor”.
Në pyetjen për mundësinë që Scholz të vijë edhe në Kosovë dhe temat që ai mund t’i diskutojë, në përgjigjen e Zyrës së Kancelarit gjerman shkruan se duhet pasur parasysh edhe një deklarim tjetër të tij, në fjalimin e mbajtur më 19 maj në Bundestag.
“Dhe kjo është ajo për të cilën jam angazhuar: duke zhvilluar bisedime për të arritur përparim në negociata dhe gjithashtu për të hequr pengesat e fundit brenda BE-së, duke ringjallur të ashtuquajturin ‘Procesi i Berlinit’, i cili forcon bashkëpunimin rajonal midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe duke udhëtuar në rajon përpara mbledhjes së Këshillit Evropian në qershor, me një mesazh të qartë me vete-Ballkani Perëndimor i përket Bashkimit Evropian”, ka thënë Scholz në fjalimin tij në Bundestag, e të cilin zyra për media e Kancelarit të Gjermanisë, sugjeron si përgjigje në pyetjet nëse është e konfirmuar se ai do të vijë në Ballkan më 10 qershor, se cilat vende do t’i vizitojë, apo temat që do të mund të trajtohen.
Përndryshe, një ditë më parë është raportuar se kancelari gjerman Olaf Scholz, planifikohet të vizitojë Serbinë dhe vendet e rajonit më 10 qershor
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar













