Kosova
Mesazhi i BE-së për politikanët e Kosovës
Kosovës i duhet qëndrueshmëri dhe politikanët duhet të veprojnë me përgjegjësi
Bashkimi Evropian vlerësoi të enjten se Kosovës i duhet qëndrueshmëri dhe udhëheqësit politikë duhet të veprojnë me përgjegjësi në situatën e krijuar pas rrëzimit të qeverisë së kryeministrit Albin Kurti.
Zëdhënësja Ana Pisonero tha se mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës e ka vënë atë në situatë të vështirë në kohën e krizës së pashembullt të shkaktuar nga koronavirusi.
“Ajo që i duhet Kosovës është qëndrueshmëria dhe përqendrimi i përpjekjeve për të trajtuar krizën me koronavirusin dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve”, deklaroi ajo, transmeton Zëri i Amerikës.
Të gjithë udhëheqësit politikë duhet të veprojnë me përgjegjësi dhe në interes të qytetarëve të Kosovës, shkroi ajo, duke nënvizuar se “hapat e ardhshëm pas votimit të djeshëm duhet të jenë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës”, përcjell albinfo.ch.
Parlamenti i Kosovës miratoi të mërkurën mbrëma mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës, që u hodh nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Mocioni pasoi shkarkimin e ministrit të Brendshëm nga radhët e saj, Agim Veliu, nga ana e kryeministrit Albin Kurti javën e kaluar, për shkak të mospajtimeve rreth deklarimit apo jo të gjendjes së jashtëzakonshme.
Qeveritë e Gjermanisë dhe Francës i kërkuan me herët gjatë javës Lidhjes Demokratike e Kosovës të rishqyrtojë vendimin për mocionin e mosbesimit. Përmes një letre proteste dërguar një ditë para seancës së Parlamentit, zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti diplomatët e të dyja vendeve i kërkuan atij që të njoftojë kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, mbi shqetësimet e dy kryeqyteteve… dhe të rishqyrtojë vendimin për mocionin e mosbesimit…”
Ambasada amerikane mbështeti të martën ndërkaq caktimin e seancës për mocionin e mosbesimit.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike 18-vjeçari iu ishte afruar shumë komponentëve elektrikë të trenit dhe për pasojë pësoi një goditje elektrike... -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026 -
Rënia e udhëtimeve të zviceranëve drejt SHBA-së pritet të vazhdojë -
Tesla del nga dhjetë makinat më të shitura elektrike në Zvicër -
Rritje e re e shkallës së papunësisë në janar, ka arritur në 3.2%











