Sport
Mesazhi i Taulant Seferit: Mos harro se je shqiptar
“Nëna më ka thënë: O bir, emrin ta kam vënë Taulant. Mos u shit për frank e dollarë. Mos harro që je shqiptar!”, ka shkruar futbollisti në faqen zyrtare të tij në “Facebook”
Taulant Seferi zgjodhi Shqipërinë para Maqedonisë. Kjo bëri bujë të madhe, derisa Përfaqësuesja e Maqedonisë U-21 nuk është dorëzuar për mesfushorin e Young Boys, shkruan albinfo.ch.
Megjithatë, Seferi nga Kumanova e Maqedonisë ka thënë se nuk e ka ndërmend të ndërrojë mendje dhe do të luajë për ekipin kuqezi.
Madje, ai me një mesazh mjaft domethënës ka treguar pse ka zgjedhur Shqipërinë U-21. “Nëna më ka thënë: O bir, emrin ta kam vënë Taulant. Mos u shit për frank e dollarë. Mos harro që je shqiptar!”, ka shkruar futbollisti në faqen zyrtare të tij në “Facebook”.
Seferi pritet të ftohet nga Shqipëria U-21 e më pas edhe nga Kombëtarja kuqezi.
E-Diaspora
-
Shfaqet në Bernë filmi “Përrallë nga e kaluara” Filmi do të shfaqet ditën e hënë, më 23 mars 2026, me fillim nga ora 18:00... -
Bernë
Shfaqja e filmit “Bukuria e Gomarit” e regjisores Dea Gjinovci në Bernë -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare: “Through Roots We Rise”, një kapitull i ri në marrëdhënien me diasporën -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas
Jeta në Zvicër
-
Berna do të ketë klasa dygjuhëshe në të gjitha komunat Parlamentarët e kantonit të Bernës miratuan një mocion që kërkon të mundësojë klasat dygjuhëshe në të... -
SWISS planifikon fluturim special për riatdhesimin nga Omani në Cyrih -
Policia zvicerane duhet të zbulojë kombësinë e shkelësve -
Zvicër: Dërgoni fletët e votimit në kohë -
Zvicër: Ky dimër ishte dukshëm më i ngrohtë se mesatarja













