Lajme
Mesazhi i urimit të komunitetit mysliman shqiptar në Zvicër për Festën e Kurban Bajramit

Të nderuar vëllezër e motra!
Kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të kryesisë së Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër, në emrin tim dhe në emër të të gjithë qendrave tona islame shqiptare në Zvicër, t’jua uroj festën e madhe të Kurban-Bajramit!
Kurban-Bajrami është një përkujtim i ngjarjes së madhe profetike, ku Ibrahimi (a.s.) provoi besnikërinë e tij ndaj Zotit duke qenë i gatshëm të sakrifikojë të birin e tij, Ismailin (a.s.). Por Allahu i Madhëruar, me mëshirën e Tij, e ndaloi këtë sakrificë dhe e zëvendësoi me një kurban, duke e shpëtuar jetën e Ismailit. Ky veprim hyjnor është një mesazh i qartë për të gjithë njerëzimin: se jeta e njeriut është e shenjtë dhe se Zoti dëshiron jetën, e jo derdhjen e gjakut të njeriut.
Në këtë frymë, kjo festë duhet të na shtyjë që të bëhemi zë për paqen dhe ndaljen e konflikteve në çdo cep të globit. Sot, më shumë se kurrë, njerëzimi ka nevojë për mëshirë, drejtësi dhe mirëkuptim. Duhet të ndërtojmë ura, jo mure; të ndajmë dashuri, jo urrejtje; të shpëtojmë jetë, jo t’i shkatërrojmë ato.
Në ditët festive të Kurban-Bajramit, ju uroj të kaloni mirë me familjarët dhe miqtë, të reflektojmë në kryerjen e veprave të mira dhe ruajtjen e lidhjeve farefisnore e shoqërore. Le të jetë kjo ditë feste e faljes dhe mëshirës, duke ndihmuar jetimët, skamnorët, të moshuarit dhe të sëmurët!
Lusim Zotin e Plotfuqishëm që të na dhurojë mirësi, paqe dhe dashuri! Amin.
Urime dhe me fat festa e Kurban-Bajramit!
Hfz. Mehas Alija
Kryetar i KMSHZ-së
E-Diaspora
-
Gjermani: Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar në një liqen Raportohet se një 18-vjeçar nga Kosova është mbytur në një liqen në Gjermani...
-
Mira Murati këtë vikend martohet në një ceremoni private në Toskanë
-
Ambasada e Shqipërisë në Vjenë prezanton denjësisht traditat shqiptare
-
Dita e Çlirimit të Kosovës u festua me krenari në Stokholm
-
Prishtinë: Arrestohet 23 vjeçari i kërkuar nga Interpoli në Austri
Jeta në Zvicër
-
Rregullat dhe zakonet e saunave zvicerane që duhet të dinë të huajt Saunat janë të njohura në Zvicër, veçanërisht në pjesë të caktuara të vendit, dhe ka disa...
-
Mijëra njerëz protestuan në “grevën feministe” zvicerane
-
Pse zviceranët po heqin dorë nga Coca-Cola?
-
Një e shtunë e nxehtë edhe për trafikun
-
Droni zviceran thyen rekordin botëror të shpejtësisë