Lajme
Mësimi i shqipes në diasporë, interes i përbashkët
Ministri i Diasporës, Valon Murati tha se mësimi i shqipes nuk është vetëm interes kombëtar, po edhe interes i nxënësve, sepse, me njohjen e saj, ata integrohen më lehtë në shoqëritë ku jetojnë
Ministri i Diasporë, Valon Murati i falënderoi mësuesit, por edhe prindërit e nxënësve shqiptarë që po bëjnë të pamundurën për ta mbajtur gjallë gjuhën shqipe në Diasporë. Ai tha se mësimi i shqipes nuk është vetëm interes kombëtar, po edhe interes i nxënësve, sepse, me njohjen e saj, ata mësojnë një gjuhë më shumë dhe integrohen më lehtë në shoqëritë ku jetojnë, por në të ardhmen mund të jenë edhe lidhje mes vendit ku jetojnë dhe atdheut.
Këto komente Ministri Murati i bëri gjatë një takimi që zhvilloi me një grup të mësuesve dhe të prindërve bashkë me 37 nxënës të mësimit plotësues nga Austria, të qyteteve Vjenë, Grac, Linc, Wels dhe St.Polten.
Vizita e këtyre nxënësve, sipas MeD-it, po realizohet në kuadër të ekskursionitnë Kosovë e Shqipëri, organizuar nga Ministria e Diasporës, në bashkëpunim me MASHT-in.
Ministri Murati, pasi u uroi mirëseardhje, i përgëzoi mësuesit për punën që po bëjnë në edukimin dhe nxënien e mësimit shqip. Ai foli edhe përrëndësinë që ka mësimi i gjuhës shqipe.
“Ministria e Diasporës po bën përpjekje që bashkë me mësues të shkollave shqipe e prindër të organizojëvazhdimisht aktivitete me programe të tilla, si ekskursione, kuizetë diturisë, kampe verore, që t’ju mbajë sa më afër atdheut”, tha ndër të tjera ministri Murati.
Ai i ftoi nxënësit e mësimit plotësues që të bëhen pjesë e kampeve verore, e kuizeve të diturisë, përmes të cilave jo vetëm që fitojnë njohuri për atdheun, po krijojnë edhe miqësi të reja me moshatarët e tyre.
Ndërkaq, në emër të mësuesve, Hazir Mehmeti, mësues, njëherësh kryetar i shoqatës “Naim Frashëri”, falënderoi MeD-në për gjithë punën që po bën për diasporën, në veçanti për mësimin plotësues, si një nga hallkat kryesore për ruajtjen e identitetit kombëtar.
Në këtë ekskursion njohës mësimor, nxënësit shqiptarë nga diaspora do të vizitojnë vende të ndryshme në Kosovë e Shqipëri, institucione të ndryshme arsimore e monumente historike.
Gjatë vizitës në atdhe, për nxënësit nga diaspora do të organizohen aktivitete të shumta, me tema të ndryshme në funksion të edukimit, po edhe zhvillimit të identitetit, me qëllim t’u forcohet edhe më shumë ndjenja e dashurisë për atdheun.
Ekskursione të tilla do të organizohen edhe me grupe të tjera nxënësish të mësimit plotësues nga Kroacia, Greqia, Gjermania dhe Suedia.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Pas rastit Ameti: Liberalët e Rinj të Gjelbër kërkojnë heqjen e ligjit për blasfeminë Kodi Penal Zviceran ndalon denigrimin, talljen ose fyerjen e një feje. JGLP po bën thirrje që... -
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026 -
Rënia e udhëtimeve të zviceranëve drejt SHBA-së pritet të vazhdojë -
Tesla del nga dhjetë makinat më të shitura elektrike në Zvicër














