Lajme
Mësohet kur nis dhe përfundon Bundesliga
Federata Gjermane e Futbollit ishte e para që i dha “jetë” futbollit pas ndërprerjes si pasojë e pandemisë dhe po e para që ka vendosur që pas mbylljes së sezonit të përcaktojë datat e rifillimit… (Franca e bëri pasi e anuloi sezonin aktual).
Sezoni i ri do të nisë me Kupën e Gjermanisë, më 11 shtator, ndërkohë që do të ketë sfida të këtij kompeticioni deri me 14 shtator.
Java e parë e Bundesligës luhet më 18-21 shtator dhe ajo që bie në sy është periudha e shkurtër e pushimit të gjysmës së sezonit.
Vetëm 7 ditë, pra 24 dhjetor 2020 deri më 1 janar 2021.
Më pas, rikthim në fushë për të rifilluar kampionatin që do të mbyllet me 22 maj, pasi qershorin e ardhshëm do të zhvillohet EURO 2021.
Të njëjtat data edhe për Bundesliga 2, me përjashtim të datës së përfundimit, 23 maj. DFL ka vendosur edhe për finalen e Superkupës, që zhvillohet më 30 shtator, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Auron Shaqiri: Zëri i qytetarëve dhe i diasporës mund të ndryshojë Lozanën Në kuadër të zgjedhjeve lokale të marsit, Lozana po përballet me sfida të mëdha si rritja... -
Mario Fehr: Zvicra dhe Kosova kanë një miqësi të thellë, histori dhe vlera të përbashkëta -
SHKA “17 SHKURTI” – Një shtyllë e ruajtjes së kulturës dhe identitetit shqiptar në Austri -
Lea Ypi prezanton librin e saj të fundit në Literaturhaus München -
Goldify organizon seminar për rrjetet sociale në Zvicër, nga prania online te rritja e biznesit
Jeta në Zvicër
-
Mediat austriake: Valon Berisha e pa nga afër aksidentin ku mbeti i vdekur kushëriri i tij Mediumi austriak “Krone” ka raportuar sot për aksidentin fatal të cilin nga afër e pa futbollisti... -
Auron Shaqiri: Zëri i qytetarëve dhe i diasporës mund të ndryshojë Lozanën -
Rritja e planifikuar e TVSH-së në Zvicër shihet si një ‘sakrificë e menaxhueshme’ -
Qentë ndryshojnë ndjeshëm ajrin në shtëpi, thonë shkencëtarët zviceranë -
Familjet zvicerane ja dalin më mirë në krahasimin ndërkombëtar














