Lajme
Kanada, me vaksinat e para COVID-19
Kanadaja filloi rrugën e saj të vaksinimit kundër COVID-19 të hënën, duke injektuar punonjës të kujdesit shëndetësor dhe banorë të moshuar në shtëpi pleqsh, duke u bërë vetëm kombi i tretë në botë që përdor vaksinën Pfizer / BioNTech.
Vaksina e parë e transmetuar në TV drejtpërdrejt shkoi për Anita Quidangen. Punonjësja në Rekai Center, një shtëpi pleqsh jofitimprurëse për të moshuarit në Toronto, qyteti më i madh i Kanadasë, tha se ajo ishte “e ngazëllyer” që ishte e para në radhë.
Punonjësit e shëndetësisë me maska dhe pallto të bardha duartrokitën pasi ajo u injektua.
“Një lehtësim i shkëlqyeshëm, kjo und të jetë vetëm fillimi i fundit, por megjithatë e ndiejmë se do t’i jepet fund kësaj pandemie”, tha kryeministri Justin Trudeau, duke e bërë të qartë se ai nuk do të bënte presion që të merrte vaksinën menjëherë.
“Ne pa dyshim që duhet t’u japim përparësi më të prekshmëve, por kurdo që kam një shans – si të gjithë të rriturit e shëndetshëm – do ta marrë vaksinën me entuziazëm”, i tha ai transmetuesit në gjuhën frënge Radio-Kanada.
Kanada ka raportuar deri më tani 460,743 raste, shumica e tyre në Ontario – provinca më e populluar – dhe Quebec, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës Edhe këtë verë do të mbulohet polica kufitare për bashkatdhetarët që hyjnë në Kosovë me automjete,... -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova -
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle
Jeta në Zvicër
-
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore Teknologjia e Enerdrape mund të ndihmojë në ngrohjen dhe ftohjen e ndërtesave pa nevojën e shpimeve... -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej












