Botërori 2026
Messi në kërkim të historisë
Deri tani Messi i ka fituar të 4 finalet e fundit që ka zhvilluar me Argjentinën(Botërorin 2022, Kupën e Amerikës në 2024 dhe 2020 dhe Finalissima 2021), ndonëse përpara këtyre ka humbur 4 finale radhazi(Kupën e Amerokës në 2007, 2015 e 2016 dhe Botërorin 2014). Që do të thotë një sukses me 50%
Një finale Botërori, një ndeshje për yllin e tij të dytë, e ndan sërish Lionel Messin nga lavdia.
Ajo që 39 vjeçari arriti në Katar mund ta përsërisë në Nju Jork. Një tjetër finale në karrierën e tij.
Deri tani Messi i ka fituar të 4 finalet e fundit që ka zhvilluar me Argjentinën(Botërorin 2022, Kupën e Amerikës në 2024 dhe 2020 dhe Finalissima 2021), ndonëse përpara këtyre ka humbur 4 finale radhazi(Kupën e Amerokës në 2007, 2015 e 2016 dhe Botërorin 2014). Që do të thotë një sukses me 50%, transmeton albinfo.ch.
Në total Lionel Messi falë edhe epokës së lavdishme te Barcelona ka zhvilluar 43 finale në karrierën e tij në me klube dhe kombëtaren duke fituar plot 30 me një sukses prej 69%. Efektiviteti i Messit në finale është shumë i lartë, por jo i pagabueshëm. Për këtë arsye, Lionel Messi si argjentinas që është i drejtohet të gjitha ritualeve që të mund të përsërisë triumfin. Fjala ‘ritual’ është e modës te kombëtarja argjentinase. Bëhet fjalë që të mos ndryshohet ajo që ka funksionuar në eventet e mëparshme të mbyllura me triumf.
Në rastin e Messit duket se është një obsesion. Duket edhe në postimet e tij në rrjetet sociale psh, ku po publikon fjalë për fjalë të njëjtat tekste dhe postime si në 2022 përpara se të fitonte Botërorin 2022 në Katar. E kupton se është forma më e mirë për të komunikuar dhe për të shprehur gjithçka që e lidhi me njerëzit në atë kohë kur rrëzoi më në fund murin që e pengonte, për t’u shpallur kampion bote.
Argjentina, me Messin në krye, qëndroi te i njëjti hotel që i solli fat në edicionin e fundit të Kupës së Amerikës në 2024 dhe më konkretisht në gjysmëfinale ku eliminoi Kanadanë 2-0. Bëhet fjalë për Hilton Shorts Hills, në New Jersey. Por ritualet e argjentinasve shkojnë më tej, edhe shpërndarja e dhomave është bërë si atëherë, lojtarët janë ndarë në të njëjtat dyshe madje edhe numri i dhomave janë të njëjtët
Në të gjitha finalet që ka luajtur Messi ka shënuar 35 gola dhe 17 asistime shifra të shkëlqyera për një futbollist që zakonisht është vendimtar në sfidat e mëdha që japin trofe. Natyrisht te Barcelona është më e dukshme kjo teksa ka fituar 23 tituj me blaugranat në 31 finale. Me Argjentinën është më pak me një përqindje suksesi prej 50%. Finalja e Neë Yorkut do të thyejë ekuilibrin në atë që mund të jetë një ndër betejat e fundit për një titull që Messi zhvillon në karrierën e tij përsa i përket të paktën kombëtares argjentinase.
E-Diaspora
-
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës I diplomuar në Konservatoriumin e Muzikës në Vjenë, ai interpreton çdo ditë në ambiente ikonike si... -
Pianistja shqiptare Nikol Tuka, fituese e mbi 40 çmimeve, shkëlqen me interpretimin e saj -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova -
Luljeta Elezi, artistja e parë shqiptare anëtare e rregullt e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin
Jeta në Zvicër
-
Një kosovar 14-vjeçar arrestohet pas vjedhjes me thyerje në Wettingen Rreth orës 3:00 të mëngjesit, një banor raportoi në polici se kishte vënë re një person... -
Instruktorët vullnetarë u mësojnë azilkërkuesve të notojnë -
A mund t’ju kërkojë një punëdhënës zviceran ta dëshmoni se nuk keni probleme me borxhet? -
Cyrih: Shoferi falet para autobusit, ngjarja ka ngjallur diskutime -
Problemi i vërtetë i shkallës së lindjeve në Zvicër do të ishte heqja dorë nga fëmija i tretë












