Lajme
Mësuesit e shkollave të diasporës, në Kuvendin e Kosovës
Mësuesit e Shkollave Shqipe “Alba Life”, New York, në Kuvendin e Kosovës
Stafi i shkollave shqipe “Alba Life”, Ambasador i Kombit në New York dhe Online pak ditë më parë u mirëprit në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Një vizitë e realizuar me ftesë nga Kryetari i Kuvendit, z. Glauk Konjufca. Në këtë takim ishin të pranishëm z. Qemal Zylo, themelues dhe drejtues i TV dhe Shkollave Shqipe “Alba Life”, mësuese e nderuar plot përvojë, kulture midis dy kontinenteve Fatlinda Bajcinca-Gashi, mësuese Kozeta Zylo, të shoqëruar nga znj. Megi Gjoni, bashkëpunëtore për TV në Tirane. Zoti Konjufca falënderoi përzemërsisht themeluesit, mësuesit, nxënësit, prindërit për këtë pune atdhetare dhe nga më të çmuarat në diasporë.
“Gjuha Shqipe”, tha z. Konjufca, “është identiteti ynë kombëtar. Ajo është e pasur dhe ndër më të vjetrat në botë, ndaj duhet të ruhet si e shenjtë. Ne do t’ju mbështesim vazhdimisht dhe do të krijojmë lidhje dhe më të afërta me Shkollat Shqipe që fëmijët e Diasporës të mos harrojnë rrënjët nga vinë. Diaspora gjithmonë ka qene pranë Kombit dhe Kosovës dhe vazhdimisht e ka mbështetur fuqimisht, ndaj ne i shprehim respektin maksimal. Ju premtoj se nëse do të vij në New York, do të gjej kohën për të vizituar Shkollat Shqipe”.
Zoti Qemal Zylo falënderoi z. Glauk Konjufca dhe shprehu mirënjohjen e pakufishme për mikpritjen e tij si dhe të z. Albin Kurti që kanë qenë të vëmendshëm për Misionin Kombëtar. Gjithashtu çmoi së tepërmi mbështetjen dhe vizionin e tij për Gjuhën Shqipe dhe Kombin. Zoti Zylo përshkroi punën e palodhur të stafit, mësueseve dhe të asistenteve, i cili tha se pa kontributin e tyre, nuk do të kishim këto arritje të suksesshme si shkolla.
Mësuese Fatlinda Bajçinca-Gashi vlerësoi lart kontributin e z. Glauk Konjufca për Kosovën, ndërkohë shohim si rritet një politikan vizionar në çdo aspekt si lider. Jam krenare që punoj pranë Shkollës Shqipe në Brooklyn, duke u mësuar fëmijëve te Diasporës, gjuhën shqipe. Ne vërtet jemi larg, por Gjuhën Shqipe e kemi në palcën e gjakut dhe atë do t’ua transmetojmë brezave. Është emocion të jem sot në këto mjedise të Kuvendit që, edhe pse e lindur dhe rritur në Prishtinë, nuk i kisha vizituar më parë. Ne punojmë fort institucionalisht, ndaj dhe Alba Life ka një histori të merituar suksesi. Zoti Glauk Konjufca në fund të vizitës sonë dha një intervistë për TV “Alba Life” në New York. Elokuenca e folur e tij në Gjuhën Shqipe ishte për t’u admiruar. Takimi me Zotin Konjufca ishte frymëzues, atdhetar, plot kulturë dhe mirësi.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, zoti Glauk Konjufca, shërben si Kryetar i Kuvendit të Kosovës, ka qenë ministër i Punëve të Jashtme në Kosovë dhe deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Në emër të gjithë stafit, mësueseve, prindërve dhe nxënësve të Shkollave Shqipe “ Alba Life” i shprehim mirënjohjen e thellë Zotit Konjufca dhe i urojmë punë të mbarë në Kuvend.
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje Ai kishte kërcënuar me sulm në Festivalin e Këngës Eurovision në Bazel dhe ishte identifikuar si... -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026












