Shqipëria
META: 13 TETORI, DATA E RE E ZGJEDHJEVE
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka njoftuar se pas takimeve që ka pasur me krerët e partive dhe ambasadorët e vendeve të BE-së, ka dekretuar datën e re të zgjedhjeve, që është 13 tetori.
Meta deklaroi se ka hezituar ta shpallte dekretin e ri për datën e zgjedhjeve, pasi nuk ka pasur një përgjigje nga kryeministri Rama.
“Dy arsyet kryesore përse kam vendosur 13 tetorin është dita më e shpejtë për të organizuar zgjedhje gjithëpërfshirëse, jo vetëm sa i takon vullnetit të atyre që duan të marrin pjesë në zgjedhje. Dhe, së dyti, sikurse e kam nënvizuar e theksuar edhe para jush, në shpjegimet kushtetuese e logjike të atij anulimi, një nga arsyet kryesore ka të bëjë me garantimin e vazhdimësisë së integrimit evropian të mosshkëputjes së Shqipërisë nga Maqedonia Veriore”, ka thënë Meta, transmeton albinfo.ch.
Presidenti ka thënë se më 30 qershor nuk ka zgjedhje ligjore. Ai shtoi, ndër të tjerash, se pavarësisht se priste Ramën për t’u dakorduar për një datë, nuk e ka humbur qetësinë dhe shpreson ende në reflektimin e tij.
Meta ka thënë se nuk mund ta detyrojë askënd të marrë pjesë në mënyrë të pavullnetshme në zgjedhje.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën














