Kosova
Meta flet për ‘komplot ndërkombëtar’ për zgjedhjet
Në Shqipëri presidenti Ilir Meta u shfaq sot përpara publikut, duke folur më tone të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ambasadave perëndimore që, sipas tij, po e mbështesin atë.
Ndërsa hodhi akuza për manipulime në zgjedhjet e 30 qershorit, ai u pozicionua hapur kundër njohjes së tyre, ndërsa përsëriti se ai ka dekretuar datën 13 tetor për mbajtjen e tyre. Sipas presidentit Meta, më 30 qershor ishte evituar një kurth dhe një komplot që synonte përplasjen civile.
“Turp e skandal, as 10 për qind nuk kanë marrë, le të mbushin kuti tërë ditën me organizatën socialiste në KQZ, me Kolegjin socialist. Kjo tregon se çfarë Reforme në Drejtësi po bën, nga Reformë e ka bërë Ramaformë. Këto janë gjëra të turpshme e skandaloze që nuk mund të ndodhin në një shtet të së drejtës e që do të anëtarësohet në BE”, u shpreh sot presidenti Ilir Meta, duke komentuar zgjedhjet e dy ditëve më parë.
Por për të, e vetmja datë ligjore për zgjedhjet e pushtetit vendor mbetet ajo e dekretuar prej tij më 13 tetor, pasi më parë anuloi 30 qershorin: “Zgjedhjet janë më 13 tetor. Dekretin e presidentit vetëm Gjykata Kushtetuese mund ta diskutojë. Prandaj gjithë këto pallavra, KQZ-ra, rezoluta të Kuvendit socialist me opozitën e re të skandalit të Unazës së re, dhe me Kolegjin socialist, nuk ka njeri që mund të vërë në diskutim këtë gjë, duhet të jemi krejtësisht të qartë. Dhe do të mbajnë përgjegjësi të gjithë ata që kanë shkelur ligjin”.
Kreu i shtetit duket se nuk e ka gëlltitur dot faktin që komuniteti ndërkombëtar i mëshoi mosndryshimit të datës së zgjedhjeve: “Nuk kanë hallin e precedentit, kanë hallin e eksperimentit që duan të bëjnë me Shqipërinë”.
Ai u shfaq sot me një propozim të ri, mbajtjen në 13 tetor si të zgjedhjeve vendore, ashtu dhe të atyre të përgjithshme si dhe zgjedhjen e një presidenti të ri të vendit.
Zoti Meta nuk dha ndonjë shpjegim se si mund të shkohej te ky propozim i tij, kur të paktën për zgjedhjen e presidentit do të duhet të ndryshohet Kushtetuta, por u mjaftua të thoshte se ai po bënte propozimin e tij dhe se ishte i gatshëm të dëgjonte dhe propozime të tjera.
Në qendër të kritikave të forta të zotit Meta dukej se ishte kryesisht ambasada amerikane, por dhe Delegacioni i Bashkimit Europian, ndërsa u shpreh se përgjegjës për krizën nuk është vetëm kryeministri Edi Rama, por “dhe ata që e nxisin në këtë rrugë të konfliktit dhe të instalimit praktikisht të një junte që ka asgjësuar çdo parim të shtetit të së drejtës, që kërkon të asgjësojë çdo institucion dhe kërkon të nxjerrë Shqipërinë nga rruga e integrimit europian”.
Duke theksuar se ai nuk do të lejojë që Shqipëria “të kthehet në një koloni të pastrimit të parave”, “bazë operacionale të krimit të organizuar”, apo një vend që të krijojë problem në Ballkan “mua më ka kundër si President i Shqipërisë, dhe si qytetari, Ilir Meta. Kjo duhet të jetë e qartë”. Kreu i Shtetit u duk se e kishte sërish me përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtarë kur u shpreh se “është mirë që të mos e provojë askush kokëfortësinë time për të mbrojtur interesat e vendit tim. Eshtë mirë. Se nuk jam vetëm, se janë shumë shqiptarë që do të bëjnë çdo gjë për të mbrojtur dinjitetin e tyre dhe demokracinë. Rrugë për në Korenë e Veriut, Shqipëria nuk ka përë të bërë e kishte 40 e ca vjet”.
Por përveç sulmeve ndaj komunitetit ndërkombëtar, zoti Meta kishte një mesazh dhe për multimiliarderin George Soros. “T’i gëzojë ato miliardat e veta. Shqipëria – shtoi ai – me të vërtetë është një vend i vogël për përmasat e tij. Të vazhdojë të punojë të investojë në tregje të mëdha. Ilir Meta nuk është i racës së Gruevskit, është president i Shqipërisë dhe do t’i dalë për zot Shqipërisë. Eshtë i racës së Avni Rustemit dhe disa të tjerëve, si Mic Sokoli, Vojo Kushi e të tjerë”, shkruan Zëri i Amerikës, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave












