Shqipëria
Meta flet për zgjedhjet se a duhet të mbahen më 30 qershor
Ndër të tjera presidenti Ilir Meta deklaroi se ai ndaloi zgjedhjet moniste
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka folur sot në konferencë për media, lidhur me situatën e fundit të krijuar në Shqipëri.
Meta foli pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, që rrëzoi kërkesën e Partisë së Unitetit Kombëtar, duke lënë ne fuqi 30 qershorin, të cilin Meta e quajti truk procedurial të marrë në presion e shantazh.
“Në datë 10 qershor kam dekretuar shfuqizimin e dekretit për përcaktimin e zgjedhjeve dhe anulimin e 30 qershorit për zhvillimin e zgjedhjeve vendore.
Kjo synonte një mundësi reflektimi për palët, synonte të ndihmonte përpjekjet e Ramës ndaj dialogut me Bashën pas 7 letrave, por në mënyrën më zhgënjyese ai mblodhi Kuvendin për shkarkimin e presidentit”, deklaroi Meta, përcjell albinfo.ch.
Vendimi i marrë dje ka të bëjë me marrëdhënien e PS dhe organizatës socialiste në komision.
Presidenti i Republikës sqaron se, kolegji zgjedhor nuk mund të shqyrtojë një gjë të tillë pasi këtë tagër nuk ja njeh Kushtetuta, qoftë për dekretin si për anulimin e zgjedhjeve.
“Vendimi i djeshëm ka efekt për palët në proces. Vendimi i djeshëm justifikon paligjshmërinë e organizatës socialiste në komision, për të anatemuar vendimin e kreut të shtetit, ky vendim i orkestruar është marrë në kushtet e presionit politik të mazhorancës. Vendimi i djeshëm është një truk procedural, përpjekje e dëshpëruar për të ndërtuar një operacion propagandistik.
Jemi në një situatë paradoksale. Dekreti i presidentit për zgjedhjet është marrë në mbështetje të plotë me Kushtetutën, për pasojë vetëm gjykata Kushtetuese mund të shqyrtojë atë”, shton tutje Meta.
Presidenti shqiptar i bën thirrje mazhorancës të tërhiqet nga paligjshmëria, “E vetmja rrugë për zgjidhen e krizës është dialogu politik”, tha Meta.
Ndër të tjera presidenti Ilir Meta deklaroi se ai ndaloi zgjedhjet moniste.
“Presidenti nuk ndërhyn për të penguar zgjedhje partiake, por pa dyshim besoj se lidhur me datën 30 qershor si zgjedhje kjo datë ka rënë nuk ekziston më ligjërisht. Kush dëshiron të bëjë zgjedhje partiake unë nuk ndërhyj. Kjo të jetë e qartë brenda dhe jashtë vendit.”, tha ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën














