Shqipëria
Meta promovon Alpet Shqiptare
Në një video të publikuar në Facebook, Presidenti Meta tregon disa prej momenteve më të bukura të këtij udhëtimi
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta nën organizimin e “Outdoor Kosovo”, këto ditë ka kaluar në një udhëtim në Alpet Shqiptare ku ai ka ngjitur majen më të lart$AB%C etë të Jezercit, që ka lartësi prej 2694 metrave.
Në një video të publikuar në Facebook, Presidenti Meta tregon disa prej momenteve më të bukura të këtij udhëtimi, ku pamja përrallore e natyrës dhe sfida për të arritur majën e alpeve shqiptare duket se kanë qenë edhe synimi i tij.
“Me urimin për një fundjavë të mbarë po ndaj me ju disa përjetime të papërsëritshme duke u ngjitur tek “E Bukura e Qiellit” në Jezercë, në majën më të lartë të Alpeve tona!”, ka shkruar ai. për këtë udhëtim ka shkruar edhe alpinisti nga Kosova që jeton dhe vepron në Londër, Fatos Katallozi që e ka udhëhequr këtë ekspeditë.
“Ishte një kënaqësi e jashtëzakonshme por edhe përgjegjësi e madhe që së bashku me presidentin e nderuar të Republikës së Shqipërisë, ta pushtojmë këtë maje madhështore të alpeve shqiptare”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune













