Shkurt.ch
MetoSwiss: Viti 2015, sërish me një rekord të ngrohjes
Viti 2015 përsëri arriti një nxehtësi rekorde. Sipas MeteoSwiss, temperatura mesatare ishte 1.3 gradë më e lartë se norma për vitet 1981-2010.
Kemi të bëjmë me dimrin e dytë më të ngrohtë që ka përjetuar rajoni i Alpeve Jugore dhe Engadini që nga viti 1864. Gjithashtu, mund të theksohet se ishte vera e dytë më e nxehtë që ka përjetuar Zvicra, përveç asaj të vitit 2003. Deri më tani, rekordi i shkonte vitit 2011 dhe atij 2014, ku kishin një “anomali termike” prej 1.2 gradë, thuhet në raportin vjetor të MeteoSwiss.
Reshjet kanë qenë gjithashtu jashtëzakonisht të ulëta në gjithë vendin. Shiu ka rënë nga 60 në 85% të shumës mesatare të shiut për vitet nga 1981 deri më 2010 në veri të Alpeve, nga 70 deri 90% në jug të Alpeve.
Dhe dielli shndriti më shumë. Në Neuchâtel, Bernë, Cyrih dhe St. Gallen, për shembull, 2015-a ishte viti i tretë me diell sipas të dhënave të regjistruara që nga viti 1961, shpjegon MeteoSwiss.
Një korrik i valë
Pas një dimri të butë dhe një pranvere me diell, vera u shënua me valë të nxehta. “Teprica e ngrohjes qëndroi në 2.4 gradë në krahasim me standardin e periudhës 1981-2010”, sipas MeteoSwiss. Vera 2015 ishte një shkallë më shumë e nxehtë se verat e mëparshme, me përjashtim të vitit 2003.
Një vjeshtë e thatë
Në vjeshtë Zvicra u ballafaqua me një anticiklon këmbëngulës. Vjeshta 2015 ishta e treta me e ngrohtë që nga viti 1864. “Temperatura mesatare kombëtare mujore në vjeshtë ishte 2.7 gradë mbas atyre të viteve 1981-2010”, thotë MeteoSwiss. Dhe mungesa e reshjeve që filloi në verë ka zgjatur shumë.Tri javët e para të nëntorit kanë qenë të thata në gjithë Zvicrën.
Ndërsa viti po përfundon simbas shëmbëlltyrës së vet, në një ëmbëlsi të jashtëzakonshme. “Sipas parashikimeve, këtë dhjetor do të ketë një anomali të temperaturave mesatare mbi gjithë Zvicrën me 3.5 gradë më shumë se nga normalja dhe do të shënojë një rekord të ri”, thotë MeteoSwiss.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil












