E-Diaspora
“Metzgerei Pirku”, 22 vjet të mishtores shqiptare në Goldach
“Metzgerei Pirku”, 22 vjet të mishtores shqiptare në Goldach
Festat e fundvitit pa mish, janë të paimagjinueshme për shumicën e njerëzve. Në zgjedhjen mes sallatës dhe mishit, për shqiptarë është e qartë: fiton mishi – thotë kasapi Pirku. Sofra e shqiptarëve pa mish do të dukej e thatë dhe jo fort festive, mendon Shpend Pirku.
Pronari shqiptar i mishtores flet nga përvoja e gjatë e punës. Ka mbi 22 vite që ofron prodhime mishi të të gjitha llojeve dhe ndërmarrja e tij njihet si njëra ndër mishtoret e para e më të vjetra të Zvicrës lindore që ofron prodhime mishi sipas recetave ballkanike. „Në muaj feste, njerëzit tanë nuk festojnë pa mish“, thotë Shpendi.
Shqiptari i parë në regjion me këtë zanat
„Metzegerei Pirku“ ofron një shumëllojshmëri të produkteve të mishit të cilat konsumatorët mund t`i gjejnë me çmime të ulëta në dyqanin që shtrihet në aksin e rrugës kryesore mes Rorschachut dhe St. Gallenit, në Goldach.
Drejtuesi i kësaj mishtoreje, Shpend Pirku, njihet si shqiptari i parë në regjion që i ka qëndruar besnik profesionit për 22 vite pa ndërprerë punën. Zanatin e kasapit dhe njëkohësisht patentën e gastronimisë, Pirku e ka ndjekur pa iu ndarë punës. „5 vitet e para kam punuar çdo ditë nga 14 orë. Prej orës pesë të mëngjesit deri në ora 7 të darkës kam punuar çdo javë nga 6 ditë pa ndërprerë“, tregon dyzetvjeçari, Pirku.
Kapaciteti i mishit që kalon nëpër duart e tij është „20 deri 25 tonë”, thotë ai.
40 produkte të mishit dhe ushqime tjera nga Ballkani
Pirku i mban rreth 40 produkte standarde të mishit që i ofron në mishtoren e tij.
Përveç mishit, ai aty ofron edhe një shumëllojshmëri të madhe të specialiteteve ushqimore ballkanike si ajvar, djathë, erëza, turshi, çaj e tjera produkte.
Pirku furnizon me mish të freskët dhe ushqime tjera, restorante dhe shitore në regjionin Rorschach-St. Gallen. Ai po ashtu furnizon edhe mishtore të tjera me prodhime mishi e suxhuk vendas.
“Unë jam i specializuar për bratwurst, servella, qebapa. Kam klientë të shumtë shqiptarë, por edhe të tjerë të Ballkanit si dhe vendës, italianë, portugezë e të tjera nacionalitete”, thotë Shpendi.
Pirku është pronar i një shtëpie të madhe ku funksionojnë mishtorja dhe restoranti. Ai gatuan sipas kërkesave ushqime vendëse me porosi për ahengje familjare e dasma të cilat i dërgon në vendin ku mbahet festa.
Të gjitha produktet që mund t`i gjeni te “Metzgerei Pirku”
“Metzgerei Pirku” punon gjashtë ditë në javë, prej të hënës deri të shtunën gjatë tërë vitit pa pushim dhe ofron këto produkte: Suxhuk, hamburgerë, qebapa, qofte, Pjekje qengji në skarë, sipas porosisë. Sallam pule, sallam lope, përshutë, mish të tymosur, Bratwurst, Weisswurst, Wienerli, Wirschle, Servulla, Fleischkäse, Ajvar, specat me kos të Krushës, djathë e turshi Kosove.
Pirku bën po ashtu therrjen e kafshëve sipas porosisë me mish 100% produkt vendor të thërrtoreve të rrjeteve të mëdha ushqimore Coop, Migros, Bell.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane

















