Kosova
Michael Martens: Absurde që Kurti kërcënohet me sanksione, por jo Vuçiç
Së fundmi, Michael Martens, gazetar i Frankfurter Allgemeine Zeitung, e ka quajtur absurd kërcënimin Bashkimit Evropian me sanksione ndaj Kryeministrit Kurti, ndërsa diçka e tillë s’po ndodh me Presidentin e Serbisë, Vuçiq dhe të Republika Srpska, Dodik, përcjell albinfo.ch.
Gazetari thekson se BE-ja e kërcënon me saknsione Kosovën, ndërsa ndaj Serbisë është e butë.
Në një postim në profilin e tij në Twitter, ai shkruan:
“Për situatën aktuale në Ballkan: BE-ja po kërcënon me sanksione ndaj qeverisë Kurti në Kosovë, por jo ndaj liderëve serbë, Vuçiq dhe Dodik. Kjo është absurde, thënë më së buti. Por, duket se ka një shpjegim për butësinë perëndimore ndaj Beogradit”.
Komisioni Evropian ka përgatitur një listë me masa kundër Kosovës për shkak të situatës në Veri.
Por, Kryeministri Kurti duke reaguar ka thënë se BE-ja tek Kosova e gjen partnerin më të sinqertë e më të qëndrueshëm.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë – alarm për ekonominë lokale Numri i dyqaneve të zbrazëta në Gjenevë është rritur ndjeshëm, duke reflektuar vështirësitë në rritje të... -
Zvicra investon miliarda në mbrojtjen ajrore -
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta -
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve












