Lajme
Microsoft: 90 % e sulmeve kibernetike kishin shënjestër vendet e NATO-s
Vendet anëtare të NATO-s ishin objektivi i 90% të sulmeve të kryera nga aktorët rusë, ku 48% e këtyre sulmeve prekën kompanitë kompjuterike me bazë në vendet e NATO-s, sipas ‘Raportit Dixhital të Mbrojtjes 2022’ të kompanisë Microsoft.
”Nuk është vetëm konflikti ukrainas, madje edhe Irani dhe Korea e Veriut kanë intensifikuar sulmet e tij pas tranzicionit të pushtetit presidencial dhe ka nisur ofensiva shkatërruese kundër Izraelit dhe infrastrukturës kritike shtesë territoriale”, theksoi kompania transmeton dpa.
”Së fundi edhe Kina ka rritur sulmet e saj të spiunazhit kibernetik dhe vjedhjes së informacionit në një përpjekje për të ushtruar ndikim më të madh në Azinë Juglindore dhe kundër interesit në rritje të SHBA”, njoftoi Microsoft, përcjell albinfo.ch.
”Një shembull i qartë është ai nga Rusia e cila ka shfrytëzuar mjetet në favor të saj për të aktivizuar fushatat e dezinformimit mbi pushtimin e Ukrainës dhe pandeminë Covid-19, në mënyrë që të diskreditojë Perëndimin dhe të promovojë strategjitë e veta nacionaliste”, shtoi kompania.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh” Një rrëfim për identitetin arbëresh dhe për trashëgiminë shqiptare që vazhdon të jetojë prej shekujsh... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë
Jeta në Zvicër
-
Vritet pacientja në klinikën e rehabilitimit, policia në kërkim të një burri Faido, Ticino: Një burrë është në qendër të hetimit në lidhje me rastin. Autoritetet kanë njoftuar... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
A do të ndikohet furnizimi juaj me ujë nëse thatësira e Zvicrës vazhdon? -
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet











