E-Diaspora
Migrantët ndjehen të diskriminuar në tekstet shkollore
Në një studim të prezantuar këto ditë, thuhet se migrantët shpesh trajtohen edhe si “të prekur dhe viktima”.
Paraqitja e shumëllojshmërisë si një gjë normale, është vetëm përjashtim, thotë drejtuesja e studimit “Migracioni dhe Integrimi”, Inga Niehaus, raportojnë emdiar gjermane.
“Migracioni trajtohet në librat e historisë dhe të çështjeve sociale, pjesërisht edhe në gjeografi, por kryesisht si një potencial konfliktesh dhe krizash”, u tha në prezantimin e studimit.
Instituti Georg-Eckert së bashku me Qendrën për Arsim dhe Integrim në Unversitetin Hildesheim kanë analizuar 65 libra aktualë shkollore, për klasën e IX dhe X nga Bavaria, Berlini, Brandenburgu. Renania Veriore-Vestfalia dhe Saksonia. Pikërëndesë kanë qenë analiza e librave të historisë, gjeografisë dhe çështjeve sociale nga viti 2003 – 2014.
Shumë gjëra në libra janë prezantuar nga perspektiva e shoqërisë dominante, shpegon Niehaus, transmeton DW.
Kështu në librat shkollore nga Bavaria shtrohet pyetja: “Çfarë përvojash keni me të huajt?”
Në një libër tjetër shtrohet pyetja, nëse shoqëria multikulturore është një bekim apo mallkim. “Për nxënëset dhe nxënësit e sotëm, një shoqëri e këtillë është realitet”, thekson Niehaus.
Ndërkohë që gjërat nuk saktësohen sa duhet. Për shembull, nocionet “i huaj”, apo “migrantë” nuk ndahen por paraqiten si sinonime.
Ndërsa “gjermanët” në libra kuptohen si njerëz të cilët nuk kanë ndonjë preardhje nga migrantët, thuhet në studim.
Në anën tjetër, migrantët prezantohen shpesh si njerëz nga të cilët “kërkohet përshtatje në shoqërinë gjermane.”
Një e treta e nxënësve në shkolla janë aktualisht me preardhje migrantësh.
Ndërkohë që 80 % prej tyre janë gjermanë, pra kanë dokumenta të rregullta të Gjermanisë.
Klishetë apo prezantimet diskriminuese nuk kanë çfarë të kërkojnë në librat shkollore. “Një rezultat premtues i studimit është prezantimi në librat për çështje sociale i Gjermanisë si një vend i migrantëve”, shton Özoguz. Studimi është bërë me kërkesë të paraardhëses së saj Maria Böhmer (CDU).
Autorët e studimit u sugjerojnë botuesve, autorëve dhe mësuesve që të prezantojnë potencialet dhe shansat që ofron shumëllojshmëria dhe migracioni. Këto tema duhet të trajtohen më shpesh. Do të ishte mirë që në përpilimin e librave të marrin pjesë më shumë persona me prejardhje migrantësh.
Shumë botues kanë kërkuar më shumë durim. Drejtori i botuesit Ernst-Klett, Ilas Körner-Wellershaus, thotë se librat shkollore janë një pasqyrim i shoqërisë. Në këtë mënyrë, në libra mund të futen gjërat që pasqyrojnë ndryshimet në shoqëri.
“Këto ndryshime janë në zhvillim e sipër”, pohon Körner-Wellershaus.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 Bllokimi buxhetor i Gjenevës po zgjatet. Këshilli Shtetëror i Gjenevës ka paraqitur një projektbuxhet të ri... -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026? -
Swisscom rrit çmimet për abonimet nga sot -
Swiss Post prezanton shërbimin e letrës digjitale












