Maqedonia
Migrantët e shfrytëzojnë Maqedoninë si vend transit drejt BE-së
Informacionet e fundit tregojnë se dy migrantë sirianë kanë ndërruar jetë, ndërsa disa të tjerë u plagosën rëndë pasi mbrëmë një veturë “Audi Q7”, me targa të Shkupit, u përplas me një makinë të ndaluar të policisë në autostradën Strumicë – Shtip, rreth qarkores Radovish, përcjell albinfo.ch.
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se mbrëmë në orën 22:30 u raportua se në qarkoren Radovish, një veturë “Audi Q7”, e drejtuar nga një person i panjohur, në të cilin po transportoheshin 12 migrantë nga Siria, goditi një veturë të ndaluar të policisë, në pronësi të Ministrisë së Brendshme.
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
“Njëri prej migrantëve ndërroi jetë në vend-ngjarje, ndërsa njëri iu nënshtrua plagëve në Qendrën Mjekësore të Shtipit. Personat e tjerë morën lëndime të rënda trupore, ndërsa një nëpunës policie pësoi lëndime më të lehta trupore, të konstatuara në Qendrën Mjekësore në Shtip. Vendi i aksidentit u vizitua nga prokurori publik dhe nga ekipi i sektorit të punëve të brendshme në Strumicë”.
Edhe pse është kohë pandemie migrantët i janë rikthyer rutës së vjetër ballkanike, nëpërmjet së cilës tentojnë të shkojnë në ndonjërin nga shtetet e Bashkimit Evropian. Vetëm javën e fundit policia ka ndaluar rreth 200 migrantë.
Dy ditë më parë policia arrestoi një 20-vjeçar nga Shkupi, pasi në kamionin që drejtonte po trafikonte 80 migrantë, 79 prej të cilëve ishin nga Pakistani.
E-Diaspora
-
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës Podiumi i parë i Botërorit për 22-vjeçarin Alban Elezi Cannaferina... -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi -
Greqi
Denik Prizreni përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkulturor 2026 në Athinë
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Debati mbi menutë vegane për nxënësit e shkollave Parlamenti i qytetit të Cyrihut po shqyrton mundësinë e ofrimit të ushqimeve vegane për nxënësit e... -
Katër shtetas zviceranë mbështetës të ISIS-it në kampe në Siri -
Këshilli Federal dëshiron mbrojtje më të mirë për komunitetin LGBTQIA+ -
Gjeneva paralajmëron për rritjen e pasigurisë -
Vonesa në pagesën e përfitimeve të papunësisë në Zvicër














