Lajme
Migros-i ua ul përgjysmë qiranë bizneseve të dëmtuara nga korona
Me uljen 50 për qind të qirasë për periudhën nga 18 janari deri më 28 shkurt, do të lehtësohen shumë dyqane që merren me qira në pronat e Migrosit
Qiramarrësit e Migrosit, ndërmarrjes më të madhe të shitjes me pakicë në Zvicër, të prekur nga mbyllja e plotë do të paguajnë vetëm gjysmën e qirasë së tyre për periudhën e valës së dytë të pandemisë, raporton srf.ch.
Për Migrosin, fokusi në këtë rast është në sigurimin e marrëdhënieve afatgjata të biznesit. Ashtu si në vitin e kaluar, ata po punojnë për të gjetur një zgjidhje që do të lehtësonte qiramarrësit, është konfirmuar nga shitësi me pakicë një raport në “Neue Zürcher Zeitung”.
Me uljen 50 për qind të qirasë për periudhën nga 18 janari deri më 28 shkurt, do të lehtësohen shumë dyqane që merren me qira në pronat e Migrosit, siç janë qendrat tregtare, thonë në Migros.
Në sesionin e tij dimëror, parlamenti kishte hedhur poshtë ligjin e qirasë tregtare që kërkonte një heqje të pjesshme të çmimit nga qiraja gjatë valës së parë të koronës, në pranverë, përcjell albinfo.ch. Këshilli Federal dhe shumica e djathtë patën argumentuar se ligji i tillë do të ndërhynte retrospektivisht në marrëdhëniet private kontraktuale.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 Zjarri në Crans-Montana ka marrë një tjetër viktimë. Një zviceran 18-vjeçar vdiq në spital në Cyrih... -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor













