Lajme
Migros po shet përsëri Coca-Cola të prodhuar në Zvicër
Disa muaj më parë, rrjeti më i madh i supermarketeve në Zvicër, Migros, së bashku me shitës të tjerë të mëdhenj me pakicë, e kishin ndërprerë shitjen e Coca-Colës sepse kjo pije, e prodhuar në Zvicër me licencë, ishte më e shtrenjtë se ato të prodhuara jashtë vendit.
Ndërsa negocionin një marrëveshje më të mirë me prodhuesin me seli në Cyrih, Migros importoi Coca-Cola-n, me çmime më të ulëta, nga vende të tjera, transmeton albinfo.ch.
Megjithatë, tani negociatat midis shitësit me pakicë dhe Coca-Cola-s kanë përfunduar me sukses, sipas një zëdhënësi të Migros.
Sapo të shitet stoku aktual, pija e prodhuar në Zvicër do të rikthehet në raftet e dyqaneve, megjithëse Migros nuk e ka zbuluar çmimin e saj të ri, në mënyrë që të mos njoftojë konkurrentët e saj.
Denner dhe Migrolino, të dyja në pronësi të Migros, do të fillojnë gjithashtu të shesin përsëri Coca-Cola-n zvicerane.
E-Diaspora
-
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore Doktorantët e Diasporës po lënë gjurmë suksesi në universitetet më prestigjioze të botës me punime shkencore... -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës
Jeta në Zvicër
-
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris Peticioni synon rikthimin e lidhjes hekurudhore shtesë Lozanë–Paris... -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025











